Bruno Fernandesh njeriu i titullit për Junajtid, askush më i suksesshëm se ai. Ka transformuar “Djajtë”, sot do renditeshin të parët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 13:00

Bruno Fernandesh njeriu i titullit për Junajtid, askush më i suksesshëm se ai. Ka transformuar “Djajtë”, sot do renditeshin të parët

Mançester Junajtid është një skuadër e transformuar që kur Bruno Fernandesh u transferua nga Sportingu i Lisbonës në janar. Mesfushori portugez ka rigjallëruar lojën e skuadrës së Ole Gunar Solskjaerit dhe nga një skuadër që luftonte për një vend në Ligën e Europës, tashmë “Djajtë e kuq” renditen vetëm dy pikë pas Çelsit të vendit të katërt. Dhe kjo kryesisht falë formës që ka treguar 35-vjeçari. Nëse klasifikimi i Premier Ligës do të llogaritej prej shkurtit, Mançester Junajtid do të renditej në vend të parë këtë sezon.Bruno_Fernandes_BTS_UN-21580462352849_large

Ata kanë fituar 5 ndeshje dhe barazuar 3 në 8 takimet që janë luajtur nga kjo periudhë deri më sot me Fernandeshin në skuadër dhe kanë grumbulluar 18 pikë, po aq sa edhe skuadra e Uolverhemptonit. As kampionët e Liverpulit nuk kanë arritur rezultate më të mira (16 pikë), së bashku me Arsenalin. Skuadra e Mançester Sitit do të renditej në vend të 5-të me 15 pikë, po aq sa edhe Bërnlej. Klasifikimi vijon me Çelsin dhe Evertonin (14 pikë pas 8 ndeshjesh) dhe vetëm vendi i 11-të për Totenhemin e Zhoze Murinjos (11 pikë), që e ndan së bashku me Shefilld Junajtidin, skuadrën që e mundi të enjten 3-1. Përpara “Spërsave” renditen Njukasëlli dhe Kristal Palasi me 12 pikë.

Vendet e fundit në klasifikim i ndajnë Sauthemptoni (9 pikë), Brajtoni (8), Lestëri (7), Uest Hemi (7), Uotfordi (5), Bornmëthi (4), Noruiçi (4) dhe Aston Vila (2). Por historia e vërtetë është ajo e renditjes së Junajtidit në vendin e parë. Lojtarë si Markus Rashford dhe Antoni Marsial kanë gëzuar një formë të shkëlqyer pas rinisjes së sezonit. Ndërsa Pol Pogba është shumë pranë gjendjes optimale fizike. Por njeriu i momentit në “Old Trafford” është pa dyshim Fernandesh.bruno

Në 8 ndeshjet që kur ai është transferuar në Angli, askush nuk u afrohet shifrave të yllit të kombëtares portugeze. Ai ka kontribuuar në 8 gola, duke e vendosur këmbën e tij në një gol të skuadrës çdo 85.6 minuta. Dy lojtarët që i afrohen janë shoku i skuadrës, Antoni Marsial (6 gola), sulmuesi i Liverpulit, Mohamed Salah (5 gola dhe 1 asist), po aq sa kapiteni i Arsenalit, Pierr-Emerik Obamejang. Dhe me portugezin në skuadër, Solskjaer ka një shans më shumë për të siguruar një vend në Champions këtë sezon në 6 ndeshjet e fundit, por pse jo për të luftuar edhe për titull edicionin e ardhshëm.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"