38 stadiume të reja në 10 vite dhe organizimi i Euro 2024, ja strategjia e ish-futbollistit Erdogan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2017 | 22:48

38 stadiume të reja në 10 vite dhe organizimi i Euro 2024, ja strategjia e ish-futbollistit Erdogan

E shikon atë zotërinë që po qëndron në këmbë pranë ndenjëses së tij, në shkallët e tribunës anësore? Nëse qëndron edhe për dy minuta të tjera i dërgojmë një mesazh në telefon: ‘Uluni menjëherë!’ Është interesant momenti kur shohin përreth të habitur për të kuptuar si e bëjmë këtë”. Përgjegjësi i kamerave të sigurisë në stadiumin e Beshiktashit është krenar për “lojën” e tij.

Erdogan

Salla e kontrollit dhe dhjetëra monitorë, filmime HD që lejojnë inkuadrimin e çdo ndenjëseje të stadiumit: bileta elektronike me gjithë gjeneralitetet e tifozit (përfshirë numrin e telefonit) dhe skedim të fytyrave përmes telekamerave të tjera që kontrollojnë në stilin “Vëllai i Madh”.

Nuk është një ekskluzivitet i klubit të Bosforit, por e kanë të gjitha stadiumet e dy kategorive të para turke. Janë instaluar me iniciativën e federatës dhe qeverisë, së bashku me shitjen e centralizuar të biletave: “E kemi të shenjtë sigurinë”, garantojnë, edhe pse një masë e tillë u shoqërua me rezistencë apo me protesta politike.

Këtu, hetohet edhe për konotacionet armiqësore të një gjigantografie të Rokit, ekspozuar në tribunën e Gallatasarajit. Tifozët bënë rezistencë për një kohë të shkurtër (ultrasit në veçanti), por sot tribunat janë sërish plot dhe të abonuarit i kalojnë 3 milionët.

PROBLEM, TË DREJTAT E NJERIUT – Kjo “lodra” ka kushtuar rreth 50 milionë euro investim i qeverisë, një det me lira turke të akorduara nga shteti për futbollin. Nëse Kina investon në futboll për shkak të vullnetit të Xi Jinping, pas gjithë kësaj në Turqi, fshihet presidenti Rexhep Taip Erdogan, i cili ka hedhur 1 miliard euro të qeverisë për të shpenzuar për stadiumet.

Erdogani

“Sulltani”, i cili krenohet me të shkuarën e tij si futbollist gjysmëprofesionist dhe politikën e ndërtimit të veprave të mëdha (ura, kanale, autostrada), i ka vendosur turbon sektorit. Rezultati është një “park stadiumesh”, që nuk ka të krahasuar në Europë: nga 2009- 2017 janë ndërtuar 21. Shtatëmbëdhjetë të tjerë janë programuar për 3-4 vitet e ardhshme (6 kanë nisur të ndërtohen). Kapacitetet variojnë (nga 50-15 mijë vende), ndërtime të larta dhe vullnetin për t’ua treguar botës, përmes inaugurimeve madhështore.

Stambolli është kandidat për organizimin e finales së Champions-it 2020, por objektivi i madh është Europiani 2024, për të cilin Turqia do të ndeshet me Gjermaninë. “Herën e fundit e humbëm me Francën për një votë dhe ishte Platini. Sot është Ceferin dhe presim një vendim më të drejtë”, thotë zv/presidenti i federatës, Servet Jardimçi, 59 vjeç, në detyrë që prej 2012, i cili hedh akuza pa shumë rezerva drejt së shkuarës.

Pengesat mund të jenë protokolli i UEFA-s për të Drejtat e Njeriut dhe situatën politike: “Por futbolli i tejkalon tensionet ndërkombëtare”, vijon Jardimçi. “Kujtoj një miqësore me Rusinë organizuar nga Antalja në mes të krizës mes dy vendeve dhe ishte një sukses”.

850 MILIONË DHE “FAIR PLAY” – Ambiciet e një Turqie madhështore nuk kufizohen vetëm te stadiumet. Erdogan e do Superligën mes 4 kampionateve kryesore të Europës. Sot janë të 10- ët në renditjen e UEFA-s, por janë ekonomia e 6-të në futbollin europian pas 5 “big”- ëve. Në verë ra dhe një shi yjesh, ose të paktën meteorësh ende të pashuar mirë si Nasri, Gomis, Pepe, Medel, Soldado, apo Menez.

Tre klubet kryesore, Gallatasaraji, Fenerbahçe dhe Beshiktashi kanë arritur një borxh në total prej 850 milionë eurosh, pavarësisht një taksimi më të ulët dhe të ardhurave në rritje. Situatën më të keqe e ka Gallata, skualifikuar në 2016-ën për një vit nga Europa prej “fair-play-t financiar”.

Erdogan futboll

Ata po përpiqen t’i përgjigjen krizës duke shitur terrenet sportive (ashtu siç bëri edhe Reali i Perezit). Pastaj ka edhe një besim të verbër në potencialet e një vendi tifozësh, në të cilin në një sondazh shtetëror, çdo qytetar (përfshirë gra dhe fëmijë) shikon mesatarisht 2.6 ndeshje në javë.

TË HUAJT – Mbi 41 mijë spektaktorët e mbledhur në “Vodafon Park” për të ndjekur finalen e Botërorit janë konfirmim i pasionit të dukshëm për këtë lojë. Por ka edhe një problem. Ka shumë të huaj në klubet turke (65,6%). Renditen të fundit në Europë për lojtarët e ardhur nga fidanishtja (6.8%).

Kombëtarja e Luçeskut e ka vuajtur këtë pjesë: ajo mbeti jashtë Botërorit dhe në miqësoret e fundit është mundur nga Rumania dhe Shqipëria. Rezultate që ulërijnë për kontradiksionin me infrastrukturën luksoze të “Koverçanos turke” (Riva Center): 180 metra katrorë, fusha, hotel, pishinë.

Erdogan2

Në kërkim të identitetit turk, rritjes së talenteve lokale dhe uljes së shpenzimeve, do të vendosen limite për të huajt. Sot ligji detyron 7 lojtarë vendës nga 21, por ka skuadra me 100% të titullarëve të tyre të huaj. Kohët e fundit, Erdogan ka folur edhe për këtë pjesë: “Shumë kontrata me të huajt skadojnë në 2019- ën. Pastaj duhet bërë diçka, së bashku me klubet”. Tingëllon si një gjykim…

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"