“Respekt për Partizanin, por i lumtur që triumfova”, Torrasa: Derbi fitohet, me performancën ndaj të kuqve shleva…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 16:03

“Respekt për Partizanin, por i lumtur që triumfova”, Torrasa: Derbi fitohet, me performancën ndaj të kuqve shleva…

Agustin Torasa në derbi ishte një nga më të mirët në fushën e lojës, por gjatë javës që lamë pas, ai ishte i kryqëzuari i madh. Shkak, penalltia ndaj Kukësit. Argjentinasi pas derbit ishte shumë i kënaqur, sepse më në fund ka treguar në fushë sa vlen. Ka bërë gjithçka mirë, duke qenë një nga ata që ka shkëlqyer në fushën e lojës. Këtë sezon me Tiranën nuk ka luajtur shumë, por ka qenë një nga lojtarët që është marrë për të bërë diferencën.agustin-torasa1-232141a5fe5aecae54802f62990882d0_1920x1080

Sulmuesi argjentinas e ka nënshkruar marrëveshjen që e bën pjesë të Tiranës për sezonin e ardhshëm me opsionin për të vazhduar bashkëpunimin edhe me një tjetër vit. Torasa vjen si një përforcim me shumë vlera për skuadrën bardheblu. Ai ka luajtur shumë ndeshje këtë sezon, edhe pse nuk është preferuar shumë apo ka qenë i dëmtuar në pjesën e parë të sezonit.

Arritët të merrnit një fitore shumë të rëndësishme në derbi, ndërsa ju ishit një nga më të mirët në fushën e lojës…

Po, kishim nevojë ta fitonim në këtë ndeshje. E dinim se çfarë do të thotë një ndeshje si kjo. Kemi bërë histori, ishte perfekte, sepse kemi luajtur edhe në këtë stadium që është i mrekullueshëm. Kemi fituar dhe kemi bërë histori. Jemi të lumtur dhe duhet të përmirësojmë shumë gjëra. Duhet të jemi më mirë në klasifikim, por në ndeshje të këtij lloji nuk luhet mirë apo keq. Thjesht fitohet dhe ne fituam.

Keni zhvilluar një nga takimet më të mira. Cili ishte çelësi i lojës suaj?

Kam luajtur në pozicionin tim. Ky është çelësi i suksesit. Luaj zakonisht si “play maker”. Te Partizani kam luajtur në krah, majtas apo djathtas, por në qendër pas sulmuesit është pozicioni im.auto_tiranaa1572181465

 Ama, keni fituar ndaj ish-skuadrës suaj, Partizanit. Diçka që e kishit parashikuar që me ardhjen në Tiranë?

Po, por jam lojtar profesionist. Kam shumë respekt për çdo lojtar të Partizanit dhe për tifozët, për presidentin dhe stafin. Duhet të mbroja ngjyrat e Tiranës dhe jam i lumtur që fitova në këtë ndeshje për të bërë historinë këtu.

Jeni kritikuar shumë javën e shkuar dhe a keni ndonjë pendesë për penalltinë e shkaktuar në ndeshjen ndaj Kukësit?

Po, por ato gjëra ndodhin. Sipas meje, lojtarët duhet të jetojnë me gabimet. Gjithçka e kam harruar. Kam harruar gabimin e ndeshjes së kaluar. Kishim shumë presion këtu dhe kemi demonstruar se ky grup lojtarësh, nëse luan bashkë, mund të fitojë në çdo ndeshje.

Më mirë me Egbonë apo me një trajner tjetër? Janë shumë emra në lojë për të drejtuar skuadrën?

Jemi profesionistë dhe duhet të japim maksimumin me çdo person që është në drejtim. Për ne nuk përbën problem cili është.

Që do të thotë?

Kam shumë respekt për Egbonë, për Memën dhe Ahmatajn. Kjo fitore është e të gjithëve dhe e këtyre dy trajnerëve që janë larguar. Mendoj se përgjegjësit më të mëdhenj jemi ne, por futbolli është kështu dhe i pari që largohet është trajneri. Por, kemi fituar me Egbonë dhe kemi respekt për Egbonë, i cili këtu është një legjendë. I thashë faleminderit pas ndeshjes që më besoi dhe më aktivizoi. Jam i lumtur.

Olsi Avdiaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"