35 milionë euro plus një lojtar, klubi francez refuzon ofertën e Arsenalit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2020 | 13:41

35 milionë euro plus një lojtar, klubi francez refuzon ofertën e Arsenalit

Lioni ka refuzuar një ofertë nga Arsenali, 35 milionë euro plus një lojtar për Husem Aouar. Sipas “GFFN”, që ka dhënë lajmin, besohet se lojtari i ofruar nga Arsenali ka qenë Mateo Gonduzi.

aouar

Gjithsesi “Topçinjtë” nuk do dorëzohen, por po përgatisin një ofertë të re për lojtarin e Lionit. Aouari shkëlqeu me ekipin francez si në kampionat ashtu edhe në Champions, duke ngjallur kështu interesimin e disa klubeve të mëdha.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"