35 milionë euro dhe Moratën për Ikardin, Çelsi nuk kursehet për yllin argjentinas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2018 | 20:36

35 milionë euro dhe Moratën për Ikardin, Çelsi nuk kursehet për yllin argjentinas

Çelsi mund të ofrojë Alvaro Moratën, dhe një shumë të lartë prej 35 milionë eurosh në këtë merkato, për të siguruar shërbimet e Mauro Ikardit.

ikardi

Kështu shkruajnë nga Spanja, radio Cadena Ser, dhe gazeta italiane Il Mesaggero. Kapiteni i Interit bëri një paraqitje të shkëlqyer këtë sezonin e fundit, por gjithsesi nuk zuri një vend në listën e Argjentinës për në Botërorin e Rusisë. Nga ana tjetër, për Moratën është përfolur shpesh një rikthim i mundshëm në Itali, por zërat e lidhin me një transferim te Juventusi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"