34 pikë në 12 ndeshje, Juventus rekord historik në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2018 | 10:48

34 pikë në 12 ndeshje, Juventus rekord historik në Serinë A

Ky Juventus sivjet është i frikshëm dhe sigurisht që nuk është çudi edhe hapi i saj në kampionat, madje, sikur të mos ishte për atë barazim me Xhenoan, një aksident rrugor do të ishte me pikë të plota ende.

jhsgdgfsd

Gjithsesi, pas 12 javësh në kampionat, “Zonja e Vjetër” ka arritur të grumbullojë 34 pikë, një rekord absolut jo vetëm për historinë e klubit bardhezi, por edhe të historisë së Serisë A. Askush deri më dje nuk kishte arritur që të bënte më mirë sesa kaq.

Skuadra e Masimiliano Alegrit arrin të thyejë kështu rekordin e vendosur nga Roma (sezoni 2013-2014) dhe Napoli (20187-2018) më parë, të cilat kishin arritur që të shkonin deri 31 pikë. Kjo është një tjetër arritje që tregon forcën e Juventusit, por edhe dominimin e Ronaldos me shokë, që vazhdojnë të mos njohin rivalë për momentin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"