31 gola të shënuar deri tani, ja cilët janë golashënuesit më të mirë të Partizanit për këtë sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2020 | 22:12

31 gola të shënuar deri tani, ja cilët janë golashënuesit më të mirë të Partizanit për këtë sezon

Partizani ka shënuar 31 gola në 23 javë kampionat, por ajo që bie në sy është shpërndarja e golave në disa futbollistë.

partizani

Golashënuesit më të mirë të kampionëve të fuqi janë Erald Çinari dhe Bruno Telushi me nga pesë gola.

telushi

eralld cinari

Të dy lojtarët kanë nga një penallti të shënuar. Pas tyre vjen braziliani Uilliam Melo që në 23 javë ka shënuar 4 gola. Theofilus Solomon ka vetëm tre gola, po aq sa edhe Jasir Asani, i cili që nga janari është larguar në formë huazimi tek AIK Stokholm në Suedi.

Në dallim nga sezonet e shkuara, këtë edicion të kuqtë pësojnë më shumë, ku në 23 javë të luajtura kanë pasur 20.

Pra golavarazhi është +11 për kampionët e kuq.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"