3000 garues në Maratonën e Tiranës, shumica e fituesve janë të huaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2017 | 15:13

3000 garues në Maratonën e Tiranës, shumica e fituesve janë të huaj

U zhvillua sot në Tiranë për të dytin vit radhazi gjysmëmaratona zyrtare në të cilën morën pjesë rreth 3000 garues nga e gjithë bota. Garat ishin të ndara në tre kategori të ndryshme, një prej 21 kilometrash, një prej 10 kilometrash dhe e fundit prej 5 kilometrash për personat me aftësi të kufizuara.

maratona

Në garën prej 21 kilometrash, fituese për femra u shpall Luiza Gega, ndërsa për meshkuj fitoi keniani Abel Kibet Rop.

Në garën e 10 kilometrave, të dy fituesit ishin të huaj. Për femra triumfoi ukrainasja Olena Popova, ndërsa për meshkuj keniani Cheruiyot Melly.

Ndërsa në garën e 5 kilometrave për personat me aftësi të kufizuara triumfoi Bledar Suxha.

Edicioni i tretë i gjysmëmaratonës së Tiranës do të zhvillohet më 7 tetor të 2018-s.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"