300 milionë për merkaton, Guardiola i vë syrin yllit të Atletikos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2020 | 13:01

300 milionë për merkaton, Guardiola i vë syrin yllit të Atletikos

Pep Guardiola do përpiqet të afrojë lojtarë të mëdhenj këtë verë në “Etihad”, për t’u rikthyer konkurrues në Premier Ligë sezonin e ardhshëm.

guardiola

Emri i fundit që përflitet për një interes të “Qytetarëve” është edhe talenti i Atletikos, Zhoao Feliks. Sipas “The Athletic”, anglezët po marrin informacion për sulmuesin portugez. Feliks u transferua në Madrid vetëm verën e shkuar për shifrën rekord botëror të 113 milionë paundëve për një adoleshent, por sezoni i tij i parë në “Wanda Metropolitano” nuk solli atë që pritej.

feliksss

Mes dëmtimeve dhe larg formës që e kishim parë me fanellën e Benfikës, Feliks nuk e justifikoi çmimin e paguar për të. Shkrimi i “The Athletic” analizon merkaton agresive të Guardiolës, i cili nëse do të sjellë në “Etihad” të gjithë ata që dëshiron, mund ta kalojë faturën e 300 milionë paundëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"