300 milionë euro për merkaton e verës, ja plani i Realit për Nejmarin dhe yje të tjerë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2018 | 12:40

300 milionë euro për merkaton e verës, ja plani i Realit për Nejmarin dhe yje të tjerë

Momenti është i vështirë dhe rezultatet nuk premtojnë, por Reali i Madridit ka besim se do të ringrihet duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Sepse ka një aspekt shumë pozitiv me vete, janë financat e shëndosha, të cilat e lejojnë të bëjë investime për të përmirësuar situatën.

nejmar

Gazeta “Marca” shkruan se Perez ka gati 300 milionë euro për t’i shpenzuar dhe do të transferojë në Madrid patjetër një kampion. Emri i madh është Nejmar, por edhe të tjerë si Levandovski, Hazard dhe Ikardi. Herri Kejn nuk mbetet pas për repartin e sulmit, por Totenhemi nuk bindet lehtësisht. Gjithashtu një portier do të blindonte portën e skuadrës “galaktike” dhe De Gea është i preferuari i të gjithëve në Madrid.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"