300 milionë euro borxhe, Juventusi gati të rrëmbejë talentin e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 21:18

300 milionë euro borxhe, Juventusi gati të rrëmbejë talentin e Serisë A

Nikolo Zanilo tani duket më pranë Juventusit. Pas shkëmbimit Pjaniç-Artur, bardhezinjtë mund të hidhen në sulm për të siguruar edhe atë që etiketohet si talenti më i madh italian.TONALI ZANIOLO

Mesfushori i Romës, i cili ka dalë hapur se ëndërron të luajë me Kristiano Ronaldon, por edhe se është që në vegjëli një tifoz i Juventusit, në këtë merkato vere mund të ketë mundësinë që të kalojë në Torino. Arsyeja pse Roma së fundmi ka vendosur që t’i hapë dyert “Zonjës së Vjetër” për të diskutuar këtë marrëveshje lidhet me vështirësitë ekonomike që po has.

Në bilancin e fundit është konfirmuar një gropë prej 283 milionë eurosh, prandaj nëse Juventusi është gati që të paguajë 60 milionët e ofruar verën e kaluar, por që Roma i refuzoi, atëherë marrëveshja mes palëve do të ishte një formalitet për t’u mbyllur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"