30 milionë euro për ta shitur, dalin 3 pretendentë që duan të blejnë Shaqirin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 29, 2020 | 0:06


30 milionë euro për ta shitur, dalin 3 pretendentë që duan të blejnë Shaqirin

Teksa Liverpuli ka nxjerrë në shitje Xherdan Shaqirin, kanë në dalë në skenë dhe disa klube europiane që dëshirojnë t’i krijojnë vend 28-vjeçarit.shaqiri liverpul “Football Insider” raporton se Sevija po pret të përfundojë ndërprerja e kampionatit prej koronavirusit dhe më pas do të bëjë ofertën e parë në adresë të Liverpulit. Po gjithmonë sipas kësaj mediaje, edhe Roma me CSKA e Moskës admirojnë futbollistin e Zvicrës.

Dëmtimi i rëndë në këtë sezon, i cili i ka kushtuar një kohë të gjatë qëndrimi dhe rikuperimi jashtë fushave po e bëjnë Liverpulin të mos e llogarisë më Shaqirin. Ditën e djeshme u mësua se drejtuesit e “Të Kuqve” kanë vendosur ta shesin Shaqirin për jo më pak se 30 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com