“30 milionë euro nuk është një shifër e ekzagjeruar”, Bogdani për Marash Kumbullën: Më habiti vjet kur u përball me Lukakun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 11:23

“30 milionë euro nuk është një shifër e ekzagjeruar”, Bogdani për Marash Kumbullën: Më habiti vjet kur u përball me Lukakun

Ish-sulmuesi i Shqipërisë Erjon Bogdani vlerëson Romën për blerjen e Marash Kumbullës. Ish-tekniku i Shqipërisë U19 deklaroi për “Teleradiostereo” se verdhekuqtë duhet të tregohen të kujdesshëm me 20-vjeçarin, ndërsa nuk i kurseu dhe elozhet për mbrojtësin kuqezi.
erion bogdani

“Roma blen Kumbullën –  Roma ka blerë një mbrojtës të shkëlqyer. Kanë kryer një investim të jashtëzakonshëm. Është 20 vjeç dhe ka luajtur nën urdhërat e mia nën moshën e Shqipërisë U19, por ka arritur të përmirësohet dhe është rritur shumë. Vjet ka bërë një sezon të shkëlqyer në Itali.

Çmim i ekzagjeruar? Çmimi i blerjes së tij (30 milionë euro) nul është një shifër e ekzagjeruar, shumë klube u interesuan për të. E përsëris se Roma ka bërë një goditje me Kumbullën, që tashmë është dhe lojtar i kombëtares së Shqipërisë.

Si do përshtatet – Roma të mbrojë investimin e bërë. Ai ka ardhur në një terren të vështirë, por do të luajë fort për ta. Tani është në dorën e Marashit.

KumbullaRoma, ekipi i përshtatshëm për Kumbullën – Në Serinë A duhet të përmirësohesh gjithmonë. Ka shumë sulmues të zotë. Marash është i gjatë, dikush thotë se është i ngadaltë, por kjo nuk është e vërtetë. Ai e lexon lojën shumë mirë, di të pozicionohet mirë. E kam ndjekur shumë vitin e kaluar dhe më ka befasuar, sidomos në ndeshjen me Interin, ku e përballoi shumë mirë Lukakun. Me mua Marashi luante në skemë me 4 mbrojtëse. Ka personalitet dhe nuk ka frikë të dalë përpara për të nisur aksionet. Po flasim për një 20-vjeçar, i cili di t’i përshtatet sistemit mbrojtës të lojës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"