3 sfida në të njëjtin orar, ndryshon sërish axhenda e Kategorisë Superiore. Ja kur do të luhen përballjet e javës së 8-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2019 | 22:15

3 sfida në të njëjtin orar, ndryshon sërish axhenda e Kategorisë Superiore. Ja kur do të luhen përballjet e javës së 8-të

Sërish ndryshim orari për sa i përket ndeshjeve të javës së 8-të të Kategorisë Superiore, që do të ngrejë siparin ditën e premte në orën 18:00 me sfidën Teuta-Flamurtari që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.

Kategoria Superiore 81

Përballja mes Tiranës dhe Laçi, ishte planifikuar që të zhvillohej ditën e shtunë në orën 14:00, ndërkohë që së fundmi mësohet se kjo sfidë është spostuar për në orën 17:00, teksa do të zhvillohet me dritën e prozhektorit. Kësisoj , shtunë 3 takime do të zhvillohen në orën 17:00, ndërkohë që përballja Luftëtari-Bylis do të zhvillohet në orën 14:00.

Java 8 (18-19 tetor)

TË PREMTEN

TEUTA-FLAMURTARI 18:00 (Në Elbasan)

TË SHTUNËN

LUFTËTARI-BYLISI 14:00

VLLAZNIA-PARTIZANI 17:00

SKËNDERBEU-KUKËSI 17:00

TIRANA-LAÇI 17:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"