3 pikë me vështirësi, por Sarri përgëzon bardhezinjtë: U treguam të zotë sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2019 | 23:54

3 pikë me vështirësi, por Sarri përgëzon bardhezinjtë: U treguam të zotë sepse…

Mauricio Sarri është i gëzuar për pëmbysjen e ekipi të tij ndaj Lokomotivës së Moskës, dhe përgëzon ekipin që nuk e humbi toruan edhe pasi pësoi nga rusët.

sarri

Teksa analizon ndeshjen në intervistën pas fitores, vlerëson reagimin e lojtarëve të tij. “Patëm disa probleme. Për fat të keq pësuam të parët, dhe kundërshtari u ngjesh prapa. Ishte situatë e vështirë, por u treguam të zotë sepse nuk humbëm toruan. Morëm shumë rreziqe përsipër me shumë lojtarë ofensivë, por e dinim që mund ta kthenim ndeshjen.

Bëmë 28 goditje në portë, dhe 8 raste të pastra shënimi. Bëmë mirë edhe në një mbrëmje të ndërlikuar. Kishte rrezik që lojtarët të mos i mbanin nervat. Pësuam një gol nga një top i gjatë. Nuk është se bëmë një ndeshje të keqe, por ishim më të ngadaltë se në ndeshjet e kaluara. Por, rëndësi ka që mendjen e kishim me vete. Kur luan në 3 ditë, janë gjëra që mund të ndodhin” – deklaroi Sarri.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"