3 orë “gjyq” për humbjen ndaj Laçit, zbardhet fjalimi i administratorit Gjyrezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2017 | 14:56

3 orë “gjyq” për humbjen ndaj Laçit, zbardhet fjalimi i administratorit Gjyrezi

Vllaznia ka zhvillu ar dje një analizë për afro 3 orë për humbjen në Laç. Në zyrat e bashkisë të gjithë komponentët e klubit dhe ekipit kuqeblu kanë analizuar këtë humbje duke kuptuar shkaqet, por mbi të gjitha për të përmirësuar ecurinë në të ardhmen. Kanë qenë të pranishëm në këtë takim, përveç lojtarëve dhe stafit teknik edhe administratori Gjyrezi dhe drejtori sportiv Zeka. Nota të larta kritike nga drejtuesit më të lartë të klubit në drejtim të lojtarëve të ekipit.

Gjyrezi Cungu dhe Zeka

Tekniku Cungu dhe të tijtë kanë mbajtur natyrshëm peshën e përgjegjësisë. Një gjë të tillë mësohet ta ketë pranuar vetë tekniku dhe deri te lojtari i fundit. Cungu ka analizuar me lojtarët çdo sekondë të takimit. Në këtë analizë kanë diskutuar si drejtuesit e ekipit, po ashtu edhe lojtarët. Lojtarët kanë folur të gjithë me radhë, duke marrë madje edhe përgjegjësitë e paraqitjes së tyre në këtë përballje.

Laci-Vllaznia

Notë kritike ka pasur nga stafi teknik për të gjithë lojtarët pa përjashtim për atë paraqitje të tyren. Ndërsa nuk janë kursyer kritikat për gjithsecilin lojtar, ku janë evidentuar gabimet e bëra nga reparte e individë të veçantë. Kritikat këtë herë  janë fokusuar te mbrojtja, por edhe te gabimet e portierit Selimaj. Gabime këto që kanë ndikuar te rezultati i takimit.

DREJTUESIT

Edhe kësaj here, drejtuesit e klubit janë treguar tolerantë me ekipin. Pavarësisht humbjes dhe disfatës së arritur në Laç, nuk preferuan që të marrin masa ndëshkimore apo gjoba, pasi diçka e tillë nuk do të sillte një frymë pozitive në grupin e lojtarëve për të ardhmen.

Gjyrezi

Ka qenë vetë administratori Gjyrezi që ka deklaruar para lojtarëve dhe stafit teknik se nuk do të ketë masa për këto rezultate. “Nuk dua që të nisemi me masa dhe me gjoba. Ne do të kërkojmë që të kalojmë këtë situatë. Nuk e shikoj vendosjen e gjobave si gjënë më të mirë për të ndryshuar këtë situatë.

Kur të ndërmarrë klubi një vendim të tillë, nuk do të ulemi për të diskutuar, por do të jap vendimet dhe do të merren masat përkatëse për çdo emër që do të më jepet”, ka thënë administratori Gjyrezi. Me sa duket, sërish klubi vijon të jetë tolerant me rezultatet që po arkivon skuadra e tyre.

BESIMI

Pavarësisht se analiza ka pasur edhe nota të forta kritike për lojtarë të veçantë e për ekipin në tërësi, ajo që mësohet është se si tekniku Cungu dhe tek ekipi ka pasur nota optimiste për ndryshimin e situatës. Ata kanë shprehur optimizëm se mundësitë janë për të ndryshuar situatën me një rezultat pozitiv që është vetëm fitorja në përballjen e javës së ardhshme me Flamurtarin.

Vllaznia-Kastrioti

Të gjithë lojtarët e stafi teknik kanë shprehur besimin se ekipi ka forca për të ndryshuar këtë situatë. Ta mbetet për t’u parë nëse Vllaznia do të arrijë të ndryshojë në këtë përballje.

ADMIR URUÇI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"