3 opsione për përfundimin e sezonit/ Zbulohet data, ju kur do të rinisin stërvitje klubet e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2020 | 0:30

3 opsione për përfundimin e sezonit/ Zbulohet data, ju kur do të rinisin stërvitje klubet e Serisë A

Klubet e Serisë A, pritet të rinisin stërvitjen në datën 4 maj. Lajmi bëhet i ditur nga “Gazzeta dello Sport”. 3 opsionet e mundshme për rinisjen e kampionatit janë më 24 maj, 31 maj ose 7 qershor. Për ta përfunduar ligën, me 13 javët e mbetura të këtij sezoni, do të duhen gjashtë javë e gjysmë.

serieacropped_b5y2yjpaovzl1u1p7awcdswsq

Kësisoj sezoni aktual i Serisë A të mundë të përmbyllet në fillim ose në mes të korrikut. Gjithmonë nëse situata nuk përkeqësohet.

Për sa i përket rifillimit të stërvitjes, Serie A po planifikon ta ndjekë shembullin e Bundesligës gjermane, fillimisht duke e mbajtur distancën e nevojshme prej 2 metrave mes lojtarëve e pastaj gradualisht duke iu kthyer normalitetit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"