3 mungesa të sigurta, Egbo “saldon” formacionin ndaj Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 0:35

3 mungesa të sigurta, Egbo “saldon” formacionin ndaj Bylisit

Tirana do të luajë ndeshjen e parë për këtë 2020 kundër Bylisit. Me sa është kuptuar gjatë ditëve turke sidomos në miqësoren me Koronan, formacioni i Tiranës për sfidën me Bylisin është vendosur. Lika, Doka, Vangjeli, Muça, Ismajlgeci, Batha, Çelhaka, Kale, Torasa, Kobina, Ngo do të jenë 11 titullarët që do të luajnë. 

Tirana festa

Me një skemë klasike 4-2-3-1 bardheblutë do të luajnë në sulm me dyshen Ngo-Torasa. Në mbrojtje jashtë Osmani, ndërsa në mesfushë tanimë e ka humbur vendin e titullarit Erando Karabeci. Gjithsesi, skuadra në rikthimin e kampionatit do të ketë probleme të tjera.

tIRANA

Skuadrës do t’i mungojnë dy lojtarë. Bëhet fjalë për Erjon Hoxhallarin, i cili është i pezulluar për shkak kartonësh, si dhe Edon Hasanin, që është i dëmtuar. Si njëri dhe tjetri humbasin sfidën e parë të fillimvitit kundër ballshiotëve. Mungon gjithashtu edhe Muçi, i cili kthehet të jetë në stolin e rezervave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"