3 lojtarë nga Kategoria Superiore, Kosova U-21 publikon listën për sfidën ndaj Austrisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2019 | 18:09

3 lojtarë nga Kategoria Superiore, Kosova U-21 publikon listën për sfidën ndaj Austrisë

Kosova U-21 e drejtuar nga trajneri Rafet Prekazi ka publikuar listën për sfidën ndaj Austrisë që do të zhvillohet më datën 15 nëntor, që është e vlefshme për kualifikueset e kampionatit Europian.

Kosova u21

Ajo që bie në sy është në listën e bërë publike është prezenca e 3 futbollistëve nga Kategoria Superiore. Bëhet fjalë për 2 futbollistët e Skënderbeut, Leonit Vitija dhe Arbnor Muja si dhe sulmuesin e Kukësit, Mirlind Daku.

Kujtojmë që Kosova U-21 bën pjesë në të njëjtin grup me Shqipërinë U-21. Kuqezinjtë arritën të triumfonin në përballjen e zhvilluar së fundmi në “Elbasan Arena”.

LISTA:

kosova-u21

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"