3 humbjet radhazi te Lacio, Lotito dhe Tare nuk durojnë dot. Pas disfatës ndaj Sasuolos mbledhin skuadrën dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2020 | 18:18

3 humbjet radhazi te Lacio, Lotito dhe Tare nuk durojnë dot. Pas disfatës ndaj Sasuolos mbledhin skuadrën dhe…

3 humbjet radhazi në kampionat të Lacios, kanë irrituar së tepërmi presidentin e klubit, Klaudio Lotito dhe drejtorin Igli Tare.Tare - Lotito

Pikërisht këta të dy, pas disfatës së pësuar nga ekipi ndaj Sasuolos, kanë shkuar menjëherë në dhomat e zhveshjes, të irrituar në maksimum. Sipas mediave italiane, në dhomat e zhveshjes ka pasur tension dhe tone të larta gjatë fjalimit.

Megjithatë mohohet të ketë pasur ndonjë konfrontim fizik. Gjithashtu ka pasur edhe një përplasje mes Açerbit dhe mjekut të skuadrës, Ivo Pulçini, me mbrojtësin që i ka kërkuar këtij të fundit të largohej nga dhoma, pasi diskutimet duhet të bëheshin mes 2 drejtuesve dhe lojtarëve.Tare dhe Lotito

Mesa duket situata te Lacio nuk është aspak e qetë, ndërkohë që vetëm pak kohë më parë skuadra kryeqytetase shihej si pretendentja kryesore për titullin kampion, së bashku me Juventusin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"