3 herë baba brenda 2 muajsh, sulmuesi i njohur për rekord “Guinness”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2018 | 12:08

3 herë baba brenda 2 muajsh, sulmuesi i njohur për rekord “Guinness”

Më shumë fëmijë se gola! Ky është rasti i futbollistit të Stok Sitit, Saido Berahino, i cili rezulton të jetë baba i tri fëmijëve në vetëm… 2 muaj.

dk-comp-berahino-v2

25-vjeçari është regjistruar si babai i Kostës, i sjellë në jetë më 30 maj nga Stefania Kristoforu. Mamaja e fëmijës së dytë është një infermiere 28-vjeçare, e lindur në Afrikë: më 15 korrik ka sjellë në jetë një vajzë, por nuk e ka shënuar në certifikatën e lindjes atësinë për shkak të pengesave ligjore, megjithatë, mësohet se 28-vjeçarja është në bisedime e sipër me futbollistin dhe avokatët e tij.

West Bromwich Albion v Stoke City - Premier League

Mamaja e fëmijës së tretë është Çelsi, e cila solli në jetë Anja Mari më 17 korrik, të regjistruar si fëmijën e Saido Berahino. Vajza në fjalë është një mikeshë e fëmijërisë së 25-vjeçarit dhe këmbëngul se emri i Berahinos duhet të shënohet në certifikatën e lindjes së vajzës si i ati i saj.

Saido+Berahino+Chelsea+v+Stoke+City+Premier+aiRedK_0rPBl

Berahino nuk mbahet mend për ndonjë efikasitet të jashtëzakonshëm para portës, është shfaqur i jashtëzakonshëm me “gola” në jetën private.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"