“3 gola larg Platinisë? Kjo nuk diskutohet fare”, Mbape flet si kapiten dhe “kërcënon” legjendën franceze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2023 | 13:30

“3 gola larg Platinisë? Kjo nuk diskutohet fare”, Mbape flet si kapiten dhe “kërcënon” legjendën franceze

Kilië Mbape e ka nisur mbarë aventurën e tij si kapiteni i ri i Francës, në këto eliminatore për “Euro 2024”, që do të zhvillohen verën e ardhshme në Gjermani. Federata transalpine ka postuar në orët e fundit kamerat e dhomave të zhveshjes, ku Mbape ka motivuar shokët e skuadrës, në sfidën e fituar 4-0 ndaj Holandës:

Mbape

“Kështu luhet, bravo. Kështu niset një ndeshje, kështu merren përsipër ndeshjet. Mos t’i lëmë të marrin frymë, pasi kemi ende një pjesë të dytë për të luajtur, prandaj të mos relaksohemi”.

Dhe teksa ia kanë përmendur këto fraza edhe në konferencën e djeshme për shtyp, Mbape e ka marrë me të qeshur:

“Mendoj se kështu duhet të sillet një kapiten, edhe pse këtu ka plot kapitenë. Por le të përqendrohemi tek Irlanda, pasi na pret një transfertë delikate. Me Holandën e bëmë ndeshjen shumë të lehtë që në fillim, por të shpresojmë që kështu do të jetë edhe me Irlandën. Rabio, në rritje konstante? Adrien është fantastik dhe më jep shumë siguri kur luan pas shpatullave të mia, pasi jam i sigurt se edhe nëse gaboj diçka e korrigjon ai. Vetëm 3 gola larg nga Mishel Platini? Me 38 golat kalova Benzemanë dhe është normale që objektivi i radhës janë 41 të Platinisë. Kjo nuk diskutohet fare”, u shpreh duke qeshur Mbape.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"