3 futbollistë të Kombëtares me probleme, Reja: Duka do të dijë gjithçka, ju tregoj çfarë biseduam së fundmi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2019 | 19:39

3 futbollistë të Kombëtares me probleme, Reja: Duka do të dijë gjithçka, ju tregoj çfarë biseduam së fundmi

Shqipëria do të përballet ditën e nesërme me Turqinë, në një sfidë tepër vendimtare ku do të përcaktohen fatet e Kombëtares për sa i përket aventurës në Europianin 2020. Kuqezinjtë e Rejës do të futen në fushë vetëm për fitore, pas një rezultat tjetër në këtë përballje, do ta bënte thuajse të pamundur kualifikimin.

edi reja

Në një prononcim për Radio Televizionin Shqiptar, tekniku i Kombëtares, Edi Reja, foli në lidhje me problemet në këtë përballje si dhe raportet me presidentin Duka.

“Probleme ka për Roshin, i cili ka probleme me kaviljen por edhe për Qosen, Memushaj ka shqetësime muskulore. Me vjen keq shumë edhe për Hysajn dhe dëmtimin që pësoi në kampionat”, u shpreh fillimisht italiani.

Për sa i përket raporteve dhe bisedave me presidentin e Federatës, Armand Duka, strategu italian zbuloi: “Presidenti do të dijë gjithçka që ndodh gjatë javës, si janë lojtarët. Folëm për të ardhmen, po punojmë që të mundohemi të çojmë Shqipërinë e Federatën përpara, të përmirësohemi gjithnjë e më shumë. Në këtë pikëpamje jemi në sintoni! Shqipëria po rritet, në struktura e bindje se skuadra duhet të ecë para.

Urojmë që nga ndeshja me Turqinë të na japë më shumë siguri se duke përballuar një skuadër me këtë nivel, nëse dalim me një ndeshje të mirë do të kemi miratimin e njerëzve dhe publikut dhe kjo do të ishte një rritje shtesë jo vetëm e Federatës por edhe e skuadrës.

Rinovimi? Jo, nuk kemi folur për rinovimin por ajo që na intereson është të vazhdojmë në këtë rrugë, të shohim skuadrën të rritet. Pastaj kemi ndeshjet brenda, është inaugurimi i stadiumit dhe objektivi ynë është të shkojmë në atë ndeshje duke qenë në garë për kualifikimin. Kur të mbrojnë ndeshjet, do të ulemi të diskutojmë për të ardhmen”, u shpreh 74-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"