Viroza kap trajnerin e Luftëtarit, Demo: Ndëshkohemi nga mungesa e përvojës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2019 | 15:35

Viroza kap trajnerin e Luftëtarit, Demo: Ndëshkohemi nga mungesa e përvojës

Aurel Demo e quan të pamerituar humbjen me Skënderbeun. Veç mungesës së përvojës, ai ka pretendimet e veta edhe për gjykimin. Gjatë deklaratës së dhënë për “Panorama Sport”, 22-vjeçari u ndal edhe te takimi i radhës, prej të cilit pret kthesën.

Aurel Demo

“Luan mirë dhe humbet një ndeshje futbolli dhe kur luan ‘pisët’, merr rezultat pozitiv. Me Skënderbeun mendoj se bëmë mirë në repartin e mbrojtjes. U ndëshkuam nga mungesa e përvojës, por, pse jo, edhe nga arbitri. Në një lojë të interpretuar mirë nga ana jonë, ndaj me bindje e them që s’e meritonim humbjen. Jemi një skuadër e re dhe kemi nevojë për t’u harmonizuar javë pas jave. Me Skënderbeun kemi humbur një pikë të çmuar, edhe pse dhamë maksimumin. Ndërprerja e kampionatit na jep një dorë më shumë për t’koordinuar më mirë repartet dhe për t’u kthyer te rezultatet pozitive. Të ulim kokën të punojmë për të marrë pikët e plota me Bylisin, me qëllim që të mos largohemi nga skuadrat e tjera”, përfundoi mbrojtësi kuçovar.

TRAJNERI ME GRIP

Luftëtari rikthehet në fushë. Pas dy ditëve pushim, skuadra ka nisur stërvitjet për javën e 8-të. Seanca e parë është drejtuar nga Neritan Novi, pasi Jorgos Marantas ka marrë një ditë leje më shumë nga klubi. Ishte drejtori sportiv, Artur Dadaj, ai që shpjegoi për “Panorama Sport” mungesën e teknikut: “Marantas do t’i bashkohet skuadrës nesër (sot). Pas ndeshjes me Skënderbeun udhëtoi për në Greqi, por për fat të keq është prekur nga gripi.

jorgos marantas

E mërkura e gjen gjithsesi këtu, për të nisur bashkë me stafin e tij misionin e vështirë, por jo të pamundur për t’u rikthyer te rezultati pozitiv. Bylisi jo rastësisht kryeson Superligën. Është një skuadër që meriton respekt dhe si të tillë do ta vlerësojmë në ditët e përgatitjeve”, përfundoi Dadaj. Joan Çela dhe Ardit Ziaj ishin mungesat e djeshme, për arsye shëndetësore. I pari i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale në hundë, ndërsa i dyti është me grip.

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"