Nga performanca e disa artistëve te koreografia me 400 fëmijë, ja çfarë do të ndodhë sot në “Air Albania Stadium”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2019 | 15:53

Nga performanca e disa artistëve te koreografia me 400 fëmijë, ja çfarë do të ndodhë sot në “Air Albania Stadium”

Ditën e sotme Shqipëria do të inaugurojë stadiumin e ri “Air Albania”, në një ndeshje siç është ajo me Francën.arena kombetare16

Janë zgjedhur edhe artistët të cilët do të performojnë në këtë inaugurim të stadiumit, dhe ata që do të këndojnë himnet e të dyja kombëtareve. Do të jetë Besa Kokëdhima, ajo e cila do të këndojë himnin e Francës, ndërsa ai i Shqipërisë do të këndohet nga këngëtarja tjetër e njohur, Juliana Pasha.

Do të marrin pjesë edhe dy artistë të tjerë të njohur për publikun shqiptar, si Flori Mumajesi dhe Aurela Gaçe, të cilët do të mbajnë një koncert në stadiumin e ri për disa minuta, me nga 3 këngë secili. Gjithashtu është planifikuar që para fillimit të ndeshjes të ketë edhe një shou me drita. Ndërkohë edhe 400 fëmijë do bëjnë një koreografi në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"