“Me Tiranën mund të kishim marrë një pikë”, flet Cungu: Teutën e vlerësojmë maksimalisht, të gjitha ekipet janë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2019 | 19:49

“Me Tiranën mund të kishim marrë një pikë”, flet Cungu: Teutën e vlerësojmë maksimalisht, të gjitha ekipet janë…

Laçi do të përballet ditën e nesërme si vendas me Teutën, në një ndeshje ku të besuarit e Armando Cungut, do të kërkojnë kthesën, pas humbjes ndaj Tiranës.armando cungu1

Në prononcimin e dhënë për “RTSH”, para ndeshjes Cungu shprehu keqardhje për humbjen ndaj Tiranës, dhe theksoi se të gjitha ekipet në Kategorinë Superiore janë të vështira.

“Më vjen keq për rezultatin kundër Tiranës, pasi ishte një ndeshje ku me pak kujdes mund të kishim marrë një pikë. Ekipi im në atë ndeshje ishte disi me dy fytyra. Në pjesën e parë u dukën të frikësuar, duke qëndruar prapa, gjë të cilën unë nuk ia u kërkova. Ndoshta edhe ngarkesa psikologjike për të arritur rezultatin apo edhe pikët që nuk janë ato siç janë pritshmëritë e klubit, mund të kenë bërë një pritshmëri të tillë.

Pjesa e dytë ishte më ndryshe dhe është ndër gjërat pozitive, si trajner më ngroh dhe me jep kurajën për të besuar dhe vazhduar për një ndryshim që duhet të jetë sa më i shpejtë sa u përket pikëve.

Ndeshja me kryesuesit? Ka vlerësim maksimal, jo vetëm për Teutën, por për çdo ekip në Superiore. Të gjitha ekipet janë shumë të vështira. E respektojmë maksimalisht Teutën pasi janë në vendin e parë, dhe do të kenë vlerësim aq sa meritojnë.armando cungu

Do të shohim formën e lojtarëve deri në ditën e ndeshjes, dhe më pas do të marrim vendimet për formacionin, nuk mund të flas sot. Në stërvitje mund të ndodhë gjithçka. Xhixha ka një shqetësim të vogël, por shpresojmë që ta kemi gati për ditën e ndeshjes.”, u shpreh Cungu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"