Interi në alarm, dy lojtarët e zikaltërve dëmtohen me kombëtaret

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2019 | 13:26

Interi në alarm, dy lojtarët e zikaltërve dëmtohen me kombëtaret

Gjithmonë pauza e kombëtareve nuk ndikon mirë tek klubet, pasi duhet të vazhdojnë përgatitjet pa një pjesë të lojtarëve, por edhe për faktin se disa futbollistë dëmtohen me ekipet kombëtare.aleksis sancez

I njëjti fat ka ndjekur edhe Interin, teksa dy prej lojtarëve të zikaltërve kanë pësuar dëmtime me kombëtaret e tyre.

Aleksis Sançez ka shfaqur probleme me Kilin ditën e djeshme, në ndeshjen miqësore që këta të fundit luajtën kundër Kolumbisë. Sulmuesi është detyruar të largohet nga grumbullimi me kombëtaren, për ekzaminime të mëtejshme mjekësore.

Gjithashtu edhe mbrojtësi, Danilo D’Ambrosio ka shfaqur disa probleme me Italinë ditën e djeshme, kundër Greqisë, ndonëse qëndroi në fushë për 90 minuta.

Dëmtimin e tij e ka pranuar edhe vetë mbrojtësi, i cili menjëherë pas përfundimit të ndeshjes u shpreh: “Kam marrë një goditje në gjurin e djathtë dhe ndjej dhimbje. Gjithashtu dyshoj se kam thyer edhe gishtin vogël të këmbës së majtë.”, u shpreh lojtari.Danilo-DAmbrosio-Inter

Lajme aspak të mira këto për teknikun e ziklatërve, Antonio Konte, i cili i konsideronte të dy lojtarët të rëndësishëm për skuadrën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"