28 ditë larg Botërorit, ja kush janë emrat e mëdhenj të “përjashtuar” nga Rusia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2018 | 17:27

28 ditë larg Botërorit, ja kush janë emrat e mëdhenj të “përjashtuar” nga Rusia

Gjatë këtyre ditëve shumë ekipe përfaqësuese po zyrtarizojnë edhe listat me lojtarët që do të marrin me vete për në Kupën e Botës në Rusi. Por, në këto lista ka edhe emra të mëdhenj të futbollit që nuk kanë marrë një ftesë për evenimentin më të rëndësishëm futbollistik të globit.

zlatan-ibrahimovic-sweden-euro-2016_lbnncygsmww51f52e2ezyzjme

Për Ibrahimoviç përflitej shumë se mund të rikthehej tek Suedia për këtë Botëror, edhe pse më parë kishte deklaruar dorëheqjen nga kombëtarja. Më pas, tek Gjermania, trajneri Lëv ka lënë jashtë Mario Gëtcen dhe Vagner, apo edhe Emre Xhan. Tek Anglia, shtypi thotë se Xhek Uilshir dhe Xho Hart janë lënë jashtë nga trajneri Sauthgeit.

Tite i Brazilit la jashtë Aleks Sandron, ndërsa ai Sampaoli tek Argjentina, vendosi të mos i japë një ftesë Erik Lamelës, ndërsa në dyshim janë edhe dy emra të mëdhenj, si Dibala dhe Ikardi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"