270 milionë lekë, tjetër bashki miraton buxhetin për klubin e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 30, 2020 | 9:45

270 milionë lekë, tjetër bashki miraton buxhetin për klubin e Kategorisë së Parë

Këshilli Bashkiak i Beratit miraton buxhetin për vitin 2021. Futbolli do të ketë një fond prej 270 milionë lekësh. Tomori ka marrë vëmendjen e duhur në mbledhjen e zhvilluar dje, e cila ishte e fundit për 2020-ën. Vendimi ka qenë unanim dhe pa asnjë debat nga të gjithë këshilltarët e pranishëm. Mbrojtësi i njohur dhe me shumë eksperiencë, Doraldo Paja, ka folur për “Panorama Sport” në lidhje me këtë vendim.
egnaia tomori
“Si futbollist beratas me eksperiencë, më duhet që të falënderoj publikisht dhe në emër të gjithë skuadrës dhe stafit teknik bashkinë e qytetit dhe në veçanti kryebashkiakun, njëkohësisht president i skuadrës sonë, Ervin Demo, që në mënyrë të vazhdueshme i qëndron pranë Tomorit dhe na mbështesin maksimalisht. Por, falënderimi në këtë rast shkon në lidhje me miratimin e buxhetit të Tomorit për vitin 2021. Besoj se shuma 270 milionë lekë do të shërbejë si për rritjen e cilësisë së futbollit edhe për të qenë sa më të fokusuar në punën tonë për realizimin e objektivave. Ndaj, edhe një herë, faleminderit këshilltarëve dhe drejtuesve të Bashkisë Berat që na mbështesin. Kjo tregon besimin që ata kanë te ky ekip”, përfundoi Paja.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"