Bie Tirana, turpërohet në Laç, bardheblutë pësojnë humbjen më të thellë sezonale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2015 | 15:39

Bie Tirana, turpërohet në Laç, bardheblutë pësojnë humbjen më të thellë sezonale

Laci-Tirana 2-0. Lojtaret takohen para ndeshjes

LAÇI TIRANA 3 – 0
GOLAT Sefgjini 24′, Sheta 41′, Meto 81′
LAÇI: Vujadinoviç, Teqja, Sheta, Buljan, Çela, Meto, Sefgjini, Zefi, Veliaj (Haliti 86′), Cetkoviç (Mustafa 68′), Xhejms (Mitraj 78′); Trajner: A.Cungu. (në dispozicion: Moçka, Ndreca, M.Bardhi, Sosa)
TIRANA: Frashëri, Pashaj (Morina 67′), Muça, Ristevski, Kalari (Ndikumana 46′), Muzaka, Taku, Bulku, Hyshmeri (Sefa 61′),Bakaj, Morina; Trajner: G.Magani. (në dispozicion: Ed.Bakaj, Kërçiku, Curri)
KARTONË TË VERDHË: Çela 18, Zefi 41′, Sheta 31′, 42′, Sefgjini 46′, Veliaj 52′, Mustafa 80’/ Bulku 21′, 46′, Muzaka 67′
KARTONË TË KUQ: Sheta 42′ (2V), Bulku 46′(2V)
VËZHGUES: Sokol Jareci (Tiranë)
DELEGAT: Albano Janku (Tiranë)
GJYQTARET E.Jorgji, E.Gançi, A.Mahmuti (Elbasan)

Laçi – Tirana 3-0 Tirana turpërohet në Laç. Edhe pse në një stadium të zbrazur dhe pa kurrfarë presioni, bardheblutë u mposhtën 3-0 nga kurbinasit. Kryeqytetasit thyhen pas 5 fitoreve radhazi, duke shënuar humbjen e parë për 2015-ën dhe më të thellën për gjithë sezonin. Mungesa e Karabecit dhe dëmtimi i Currit në nxemje detyruan Maganin që të improvizonte në çastet e fundit. Por, përtej fatit të keq, gafa e Frashërit u dha dorë laçianëve që të gjenin rrugën e fitores. “Vulën” ia vuri Bulku, duke lënë ekipin me 10 lojtarë dhe pikërisht në momentin më të mirë, kur më herët ishte ndëshkuar me të kuq edhe Sheta për vendësit.

Pjesa e parë 

Ndeshja nis mirë për Tiranën, e cila ka zotërimin më të madh të topit. Por sinjali i parë i pasigurisë së mbrojtjes vjen në të 5-ën, kur pas një gjuajtjeje të Cetkoviç drejt portës, Ristevski dhe Frashëri nuk merren vesh. Situatë e rrezikshme, por mendoi Muça që të pastronte zonën. Por pasiguria e portierit arrin kulmin në të 24-ën. Sefgjini godet diagonalisht nga jashtë zone, Frashërit, edhe pse e ka topin në duar për një moment, i rrëshqet dhe më pas i kalon mes këmbëve dhe 1-0. Tirana nuk ka fuqi më të reagojë dhe në të 41-ën ndëshkohet sërish. Veliaj kroson në zonë pas një goditje nga këndi, Sheta kërcen mbi të gjithë në zonë, duke goditur me kokë dhe 2-0. Mbrojtësi në momentin e festimit merr kartonin e dytë të verdhë, pasi hoqi bluzën, duke lënë ekipin në inferioritet numerik. Por, pas 5 minutash, edhe Tirana mbetet me 10 lojtarë, kur Bulku u ndëshkua me të dytin të verdhë, pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Sefgjinit. Kësisoj, kapiteni u drejtohet dhomave të zhveshjes, pa u sinjalizuar mbyllja e kësaj pjese.

Pjesa e dytë 

Loja rifillon me të dyja skuadrat me nga 10 lojtarë dhe me ndryshime në 11- shen e Tiranës. Magani forcon sulmin, duke futur Ndikumanën në vend të Kalarit. Miqtë mundohen të rikuperojnë dhe për pak sa nuk i ndihmon Buljan në të 57-ën, por Vujadinoviç shmang autogolin. Tjetër rast në të 65-ën, Bushiç merr topin, pason shkurt për Ndikumanën që godet, por topi përfundon vetëm ngjitur me kuadratin. Në të 70- ën, Bakaj nga këndorja kroson në zonë, Muça godet me kokë, por pret Vujadinoviç. Tjetër rast i artë, kur në të 72-ën është Morina pason për Muzakën, i cili kroson një top që gjen Ndikumanën, ky i fundit ul me kokë sërish për Morinën, por kthesa e sulmuesit bllokohet nga Buljan. Momenti më i mirë është në të 75-ën, Bakaj gjuan nga këndi, Muça godet me kokë duke shmangur Vujadinoviç, por në vijën fatale është Sefgjini që shpëton portën, duke larguar topin me kokë. Atë që s’e bëjnë dot bardheblutë, e bën sërish Laçi. Në të 81-ën, Mitraj futet në zonë nga e majta duke dribluar Takun, pason në qendër të zonës për Meton që s’e ka të vështirë për të shënuar dhe 3-0. Tirana ka shansin që të gjejë golin e nderit në të 87-ën, por gjuajtja e Morinës përfundon jashtë. Minutat e fundit nuk ndryshojnë asgjë dhe Tirana largohet me kokën ulur nga fusha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"