26 muaj pa fituar në Vlorë, Laçi kërkon triumfin ndaj Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2020 | 13:30

26 muaj pa fituar në Vlorë, Laçi kërkon triumfin ndaj Flamurtarit

Skuadra kurbinase ka kaluar së fundmi një periudhë jopozitive, që ka të bëjë me dy humbjet në kampionat ndaj pretendentëve kryesorë, Kukësi dhe Partizani, si dhe eliminimin nga Kupa e Shqipërisë me Bylisin. Objektivi primar i kurbinasve nuk ndryshon as në këtë sezon, që ka të bëjë me sigurimin e një vendi për në Kupat e Europës.

laci flamurtari

Me humbjen 3-1 në shtëpi ndaj Partizanit, laçianët kanë humbur terren në renditje, por kalendari në letër u ofron një mundësi për t’u kthyer te fitorja, pasi të shtunën përballen me vendin e fundit, Flamurtarin. Gjithsesi, edhe në këtë sezon problematik, kuqezinjtë kanë rezultuar një “kockë e fortë” për Laçin, pasi në fazën e parë kanë barazuar në shifrat 3-3 në Vlorë. Në transfertën e së shtunës kurbinasit duhet të “thyejnë akullin”, pasi kanë 26 muaj që nuk fitojnë në Vlorë.

Për herë të fundit kanë fituar më 17 dhjetor 2017 me golin e Arturo Rexhinaldos. Për këtë takim kurbinasit do të jenë më të plotë, pasi kthehet nga pezullimi mesfushori Deliu, që mungoi ndaj Partizanit. Një mungesë e rëndësishme në javët e fundit për Laçin ka qenë edhe braziliani Teko, i cili ka qenë i dëmtuar dhe mbetet në dyshim edhe për këtë javë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"