26 lojtarë të gatshëm, skuadra e Kategorisë së Dytë bind plotësisht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2020 | 22:50

26 lojtarë të gatshëm, skuadra e Kategorisë së Dytë bind plotësisht

Devolli pas përgatitjeve intensive dhe tetë ndeshjeve testuese gjatë kësaj periudhe, duket plotësisht gati për fillimin e kampionatit të Kategorisë së Dytë. Bilishtarët kanë zhvilluar edhe dy miqësore brenda javës dhe duket sikur kanë hyrë që tani në rrjedhën e kampionatit.

Devolli

Ekipi i drejtuar nga trajneri Trifon Meraku është dukur në një formë të shkëlqyer. Të dielën Devolli udhëtoi drejt Maqedonisë së Veriut për të zhvilluar një takim miqësor ekipin e Pelisterit, ku u mund me rezultatin 2-1. Kundërshtari është një ekip i fortë dhe me emër në Maqedoninë e Veriut. Përballja me të tregoi forcën reale të Devollit që ka në dispozicion 26 futbollistë dhe të gjithë pretendojnë të kapin një vend në 11-shen kryesore.

Pavarësisht se Devolli humbi në miqësore, paraqitja e tij ishte e kënaqshme dhe trajneri Meraku e ka në mendje formacionin. Ai ka shumë alternativa dhe deri në startin e kampionatit mund të ketë edhe ndonjë lëvizje të fundit të donatorit Spartak Meraku, i cili kërkon ngjitjen e ekipit një kategori me lart.

THANAS GJATA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"