25 vite luftë për titullin në Gjermani, Bundesliga mban frymën! Sytë nga përballja klasike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 21:55

25 vite luftë për titullin në Gjermani, Bundesliga mban frymën! Sytë nga përballja klasike

Në javën e fundit të sezonit 2008-2009 Volfsburgu siguroi titullin kampion pas një fitoreje 5-1 ndaj Verder Bremenit. Trofeu prestigjioz u ngrit nga kapiteni i “Ujqërve”, i cili ishte brazilian. Por, kjo nuk ishte arsyeja e vetme përse ai sezon hyri në historinë e Bundesligës. Ishte sezoni i fundit që as Bajerni dhe as Dortmundi nuk qëndronin në krye të klasifikimit.

Bajern vs Dormund

Rivaliteti i tyre i mungoi shumë kampionatit, i cili do të mbahet mend vetëm nga tifozët e Volfsburgut, të cilët në mënyrë legjitime mund të gëzonin pa fund, pasi kishin arritur të linin pas në luftën për titull Bajernin dhe Borusian. Në kampionat, takimi i së shtunës është i 17-ti midis dy skuadrave. Tetë herë Bajerni dhe Dortmundi u ndeshën me njëra-tjetrën si vendi i parë dhe i dytë.

Për verdhezinjtë një fitore do t’u jepte atyre kryesimin të paktën për 24 orë. Ndërsa bavarezëve një mundësi të mirë për të parakaluar rivalët nga Vesfahleni. Skuadra e Lusien Favresë vjen pas një fitoreje 3-0 ndaj Volfsburgut, ndërsa kampionët në fuqi kanë marrë vetëm një fitore në katër javët e fundit, humbja e fundit ndaj Frankfurtit ishte nga më të thellat për ta, duke sjellë edhe largimin e trajnerit, Niko Kovaç.

REKORDET

Rivaliteti sportiv në fushën e lojës është i madh, kështu nuk janë rastësi kartonët më të shumtë në historinë e Bundesligës. Më 7.4.2001, arbitri Hartmut Shtrampe tregoi në Dortmund tetë herë kartonin e verdhë dhe një karton të kuq për dy të verdha dhe 2 kartonë të kuq direkt. Ajo është ndeshja me ndëshkueshmëri më të madhe në Gjermani, plot 13. Numri i kartonëve nuk është rekordi i vetëm në klasiken gjermane.

Në 2009-ën, Tomas Myler shënon golin e parë në kampionat pikërisht në transfertën e Dortmundit, pak minuta më pas erdhi edhe goli i dytë, duke bërë që lojtari të shënonte një dopietë në ndeshjen që përfundoi 5- 1 për Bajernin. Në 2011-ën Borusia e drejtuar nga Jyrgen Klop ishte skuadra më e re që luante në një ndeshje të tillë. Me një mesatare prej 22.8 vjeç, verdhezinjtë arritën të fitonin ndeshjen me një gol të Mario Gëces, duke shkurtuar diferencën në luftën për titull dhe duke e fituar trofeun në fund të sezonit.

KUR HEROI ISHTE NJË PORTIER

Në duelin e 11 prillit 2012, Robert Levandovski shkëlqente kundër skuadrës së tij aktuale, duke i dërguar verdhezinjtë në qiellin e shtatë. Para se polaku të shënonte, Arjen Roben humbet penalltinë e parë në kampionat, duke humbur duelin me Vaidenfeler. Në fund, kjo pritje rezultoi fatale për Bajernin, teksa titulli shkonte për herë të dytë radhazi në Dortmund.

Në skuadrën aktuale, Mats Humels është lojtari i vetëm që ka luajtur më shumë në klasiken gjermane, 20 për verdhezinjtë dhe bardhekuqtë. Pas tij vijnë Tomas Myler dhe Robert Levandovski me 18 ndeshje. Me 15 gola të shënuar, 14 për Bajernin dhe një për Borusian, Levandovski është lojtari që ka dërguar topin në rrjetë më shumë se kushdo tjetër në supersfidën e kampionatit gjerman. Pas tij është Myler që ndaj verdhezinjve ka shënuar 6 herë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"