25 sekretet/ Marsejë-Atletiko Madrid, finale që zgjat vetëm 57 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2018 | 15:54

25 sekretet/ Marsejë-Atletiko Madrid, finale që zgjat vetëm 57 minuta

Marseja do të kërkojë të fitojë finalen e parë në Ligën e Europës, ndërsa Atletiko të tretën në histori. Francezët kanë luajtur 2 deri tani, por nuk kanë fituar asnjë, ndërsa spanjollët i kanë fituar 2 të mëparshmet. Gazeta spanjolle “Marca” rendit 25 sekretet e finaleve të këtij kompeticioni. Nuk “luhet” 90 minuta, sepse Marseja është ekipi “mjeshtëror” për të vonuar lojën.

Finalja liga e europes

MË SHUMË FINALE- Janë polaku Kristian Kulik dhe spanjolli Enrike Ribejes ata që kanë luajtur më shumë finale në Ligën e Europës deri në këto momente. Mesfushori i Borusias së Mynshengladbahut ka luajtur në finalet 1972-73, 1974-65, 1978-79, 1979-80. Pas tyre renditen Gameiron dhe Vitolo me 3 finale dhe nëse luajnë pak minuta në Lion, do të barazojnë të mëparshmit.

GOLASHËNUESI- Golashënuesi i finaleve të këtij kompeticioni është Jup Hejnkes. Gjermani ka shënuar 5 gola në 3 ndeshje kur luante me Gladbahun. Kigan dhe Guilo kanë 4 gola.

MË SHUMË TITUJ- Hoze Antonio Rejes është lojtari që ka fituar më shumë Ligën e Europës. Ai ka fituar 5 tituj në vitet: 2010, 2012, 2014, 2015, 2016. Dy të parët me Atletikon dhe 3 të tjerat me Sevijën.

GOLI I SHPEJTË- E ka shënuar Mikael Romenige në vitin 1993 në ndeshjen Dortmund-Juventus dhe ai shënoi për dy minuta.

TRE GOLA- Vetëm 3 futbollistë kanë arritur të shënojnë një tregolësh në një finale të Ligës së Europës, Vinsente Guilot, Luis Pujol dhe Jup Hejnkes.

KARTONI I KUQ- Kartoni i kuq më i shpejtë në një finale është akorduar për lojtarin e Dortmundit, Kohler në vitin 2002. U ndëshkua në minutën e 32-të për një ndë- rhyrje ndaj Jon Dahl Tomason.

KUIPERS- Bjorn Kuipers është arbitri i përzgjedhur nga UEFA për të drejtuar finalen e mbrëmjes së sotme në Marsejë-Atletiko. Për holandezin do të jetë finalja e tretë. Arbitroi Çelsi-Benfika dhe Real-Atletiko.

NË LION- Kjo është finalja e dytë që luhet në Lion. E para është luajtur në vitin 2986 mes Dinamos së Kievit dhe Atletikos. Kjo është hera e dytë që spanjollët luajnë aty.

NDËSHKIME- Në finalet e Ligës së Europës janë dhënë 13 kartonë të kuq në total. Ndeshjet me më shumë të kuq janë Sëlltik-Porto në vitin 2003, Inter-Lacio në vitin 1998 dhe Real Zaragoza-Barcelona në vitin 1996. Çdo skuadër u ndëshkua me të kuq.

PENALLTITË- Vetëm 3 portierë kanë arritur të presin një penallti gjatë 90 minutave të luajtura. Peter Disztl, Klement dhe Klef kanë ndalur goditjet e kundërshtarëve.

SHTESË- Që nga momenti kur finalja e Ligës së Europës luhet me ndeshje teke, në 11 prej tyre është dashur koha shtesë për të shpallur fituesin. E fundit ka ndodhur në vitin 2014 mes Sevijës dhe Benfikës.

6 FINALE- Nga 11 finale që shkuan me shtesë, 6 prej tyre mbërritën deri te pika e bardhë e penalltive.

MARSEJA- Olimpiku i Marsejës do të luajë finalen e tretë në Ligën e Europës. Në dy të mëparshmet (1999 kundër Parmës) (2004 kundër Valencias) ka humbur. Do të kërkojë triumfin e parë.

FRANCEZËT- Tri ekipe franceze kanë mbërritur që në finalen e Ligës së Europës, por asnjë prej tyre nuk ka arritur të fitojë. Marseja ka luajtur dy finale dhe Bordo 1. Asnjë prej tyre nuk ka fituar.

SEVIJA- Asnjë skuadër nuk ka fituar më shumë sesa Sevija në këtë kompeticion. Ka 5 trofe dhe i ka fituar të gjitha finalet që ka marrë pjesë. Pas tyre renditen Barcelona, Interi, Liverpuli dhe Valencia. Atletiko e Madridit ka dy.

SPANJA- Skuadrat spanjolle janë ato që kanë histori në Europë. Kanë fituar 15 trofe. Anglia ka 12 dhe Italia 10.

FITUESIT- Skuadra e Marsejës ka në përbërjen e saj 3 lojtarë, të cilët e dinë se çfarë do të thotë të fitosh një finale në Europë. Rolando, Rami dhe Luiz Gustavo janë të vetmit nga ekipi francez që kanë fituar. Rolando ka triumfuar me Porton, Rami me Sevijën dhe Luis Gustavo ka fituar Champions-in me Bajernin.

ATLETIKO- Atletiko e Madridit ka fituar 2 finale në Europa Ligë, po aq sa ka luajtur. E para ishte ndaj Fulhamit, ndërsa e dyta ndaj Atletikos së Bilbaos.

57 MINUTA- Në ndeshjet e Marsejës topi është në lojë vetëm 57 minuta. Kjo do të thotë se është ekipi që të lë më pak të luash futboll. Ndeshja historike me më pak minuta efektive të luajtura është në vitin 1981 kundër Koniasporit me 51 minuta. Marseja është skuadër që pëlqen të mbajë topin në zotërim, por shkakton shumë faulle dhe e ndërpret lojën vazhdimisht.

SIMEONE- Në mbrëmjen e sotme, Diego Simeone do të luajë finalen e tetë në karrierën e tij si trajner. Dy i ka luajtur në Champions, një në Kupën e Mbretit, një në Superkupën e Europës, dy në Superkupën e Spanjës, dy në Europa Ligë. Ka fituar 4 nga shtatë dhe kërkon të pestin.

TRAJNERËT- Xhovani Trapatoni dhe Unai Emeri janë trajnerët me më shumë tituj në Ligën e Europës. Të dy kanë arritur nga 3 trofe. Italiani ka 2 me Juven dhe 1 me Interin, ndërsa Emeri i ka të tre me Sevijën.

MALLKIMI- Atletiko e Madridit i ka humbur të gjitha finalet që janë vendosur nga penalltitë. Bardhekuqtë nuk janë të saktë në këtë aspekt. Kanë humbur 4 të tilla, dy në Kupën e Mbretit, një në Champions dhe një në Kupën Intertoto.

AUTOGOL- Lojtari i Alaveshit Geli, është i fundit që ka shënuar një gol në portën e tij në Kupën UEFA. Në total janë 5 lojtarë që kanë shënuar autogola në finale.

SAKTËSI- Në historinë e finaleve të Kupës UEFA janë goditur 18 penallti në kohën e rregullt dhe vetëm 3 janë gabuar.

TORRES- Kjo është finalja e 11-të për Fernando Torresin në karrierën e tij, si me klubin, ashtu edhe me Kombëtaren. Deri tani ka luajtur 10. Ai e ka fituar më parë Ligën e Europës me fanellën e Çelsit.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"