25 milionë euro, dy klube të Premier Ligës luftojnë për të blerë Januzajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2020 | 18:56

25 milionë euro, dy klube të Premier Ligës luftojnë për të blerë Januzajn

Futbollisti i Real Sociedadit dhe Belgjikës Adnan Januzaj mund të ktheht sërish të luajë në Premier Ligën Angleze. Media belge “HLN” shkruan se Sauthemptoni dhe Brajtoni interesohen për 25-vjeçarin, i cili dikur spikati si talent te Mançester Junajtid.
GettyImages-1277506602
Përveç kësaj, baskët e Sociedadit do të përfitonin një shumë të konsiderueshme nëse do të pranonin ta shisnin Januzajn. Nëse arrihet shifra  25 milionë euro, anësori shqiptar mund të luajë në një ekip tjetër.

I konsideruar dikuar një talent i “Djajve të Kuq”, Januzaj shkëlqeu për fare pak kohë te Mançester Junajtid, ndërsa u huazua gjatë viteve në vijim te Sandërlendi dhe Borusia Dortmundi. Te Real Sociedadi, ai ka fituar stabilitet, por për asnjëherë ai nuk arriti të përmbushte pritshmëritë e specialistëve për potencialin që kishte për t’u bërë një yll futbolli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"