25 dëmtime brenda një sezoni, Roma vjen “e gjymtuar” para “uraganit” Barça

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2018 | 13:34

25 dëmtime brenda një sezoni, Roma vjen “e gjymtuar” para “uraganit” Barça

Ekipi i Romës ka bërë vërtet një arritje për tu vlerësuar me arritjen në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, por duket se ekipi italian do të ketë thuajse të pamundur për të vazhduar më tej këtë aventurë.

Camp-Nou-barcelona-roma

Përveç supermacisë së kundërshtarit, tani “ujkonjat” duhet të merren edhe me problemin e dëmtimeve të shumta që kanë zaptuar ekipin këtë sezon.

15912171

Bëhet fjalë për një shifër të frikshme, po të marrim parasysh se kemi të bëjmë me një ekip profesionist të niveleve shumë të larta, plot 25 dëmtime brenda një sezoni dhe shumica prej tyre të natyrës muskulore.

Kjo gjë mund të sjellë largimin e përgatitësve atletikë të ekipit të fund të sezonin, sepse kaq shumë dëmtime vërtet që janë të patolerueshme.

rudiger1902abcd

Para sfidës së zjarrit me Barcelonën, Roma duhet të bëjë llogaritë edhe pa mesfushorin belg, Raxha Naingolan, që është dëmtuar së fundmi.

Përveç tij, ka mungesa edhe në sulm, duke marrë parasysh që i vetmi sulmues potent që kanë të gatshëm është Edin Xheko, pasi Xhengiz u dëmtuar para disa ditësh.

messi-florenzi-roma-barcelona-champions-league_4yovdll31xw8121y758tyitoo

Një mungesë tjetër është edhe Pelegrini që do të tentojë të rikuperohet deri në momentin e fundit.

I vetmi repart në të cilin Roma nuk vuan është mbrojtja, por verdhekuqtë shpresojnë të mos kenë surpriza në momentin e fundit edhe në këtë repart.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"