23 emrat, ja lista përfundimtare e Holandës për Botërorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2014 | 14:26

23 emrat, ja lista përfundimtare e Holandës për Botërorin

HolandaHolanda ka shpallur 23 emrat e lojtarëve që do të udhëtojnë drejt Brazilit, për të luajtur në finalet e Kupës së Botës së kësaj vere. Me pak surprizë në përzgjedhje, trajneri Luis Van Gal ka zyrtarizuar grupin që do të ketë në dispozicion në kompeticionin madhor të kësaj vere. Emra të mëdhenj, të tillë si Arjen Roben , Robin van Persi, Ëesley Sneijder, Nigel de Jong dhe Klaas-Jan Huntelaar, pjesë e Kupës së Botës 2010, do të kenë një tjetër shans për të justifikuar veten në dështimin dhe eliminimin që në fazën e grupeve të “Euro 2012”.
Rafael van der Vaart është mungesa më e dukshme, por mosveprimi i tij është konfirmuar tashmë, pas pësoi një lëndim në përgatitjet e portokallinjve këtë javë. Jasper Cillessen, Michel Vorm dhe Tim Krul janë zgjedhur si tre portierët e Holandës në këtë Botëror nga trajneri i ardhshëm i Mancester UTD, Van Gal, i cili ka dërguar në shtëpi “gardianin” e PSV-së, Jeroen Zoet. Skuadra e zgjedhur do të synojë të kualifikohet në një grup të ashpër, ku bëjnë pjesë edhe kampionët e Europës e të Botës, Spanja, por edhe Kili me Australinë.
Ja 23 emrat e kombëtares së Holandës për Botërorin 2014:
Portierë: Jasper Cillessen (Ajax), Michel Vorm (Swansea City), Tim Krul (Newcastle United)
Mbrojtës: Paul Verhaegh (Augsburg), Daryl Janmaat (Feyenoord), Joel Veltman (Ajax), Stefan de Vrij (Feyenoord), Ron Vlaar (Aston Villa), Bruno Martins Indi (Feyenoord), Terence Kongolo (Feyenoord), Daley Blind (Ajax)
Mesfushorë: Leroy Fer (Norwich City), Nigel de Jong (AC Milan), Jordy Clasie (Feyenoord), Jonathan de Guzman (Swansea City), Georginio Wijnaldum (PSV), Wesley Sneijder (Galatasaray)
Sulmues: Arjen Robben (Bayern Munich), Robin van Persie (Manchester United), Klaas-Jan Huntelaar (Schalke), Dirk Kuyt (Fenerbahce), Jeremain Lens (Dynamo Kiev), Memphis Depay (PSV)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"