EKSKLUZIVE/ “Kukësi e arrin Tiranën, 6 pikë janë të rikuperueshme”, Pejiç: Isha gati ta merrja drejtimin e skuadrës, por Gjici…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2020 | 0:34

EKSKLUZIVE/ “Kukësi e arrin Tiranën, 6 pikë janë të rikuperueshme”, Pejiç: Isha gati ta merrja drejtimin e skuadrës, por Gjici…

Kukësi është një ndër klubet që i ka dhënë bukuri kampionatit shqiptar në 9 sezone. Por verilindorët mbahen dhe për lojtarët shumë cilësorë, që kanë afruar në ekip. E një ndër më të mirët që nënkampionët kanë pasur në gjirin e tyre, por Edhe kampionati shqiptar ndër vite, është padyshim Pero Pejiç. Kroati ka shënuar 59 gola në dy vite kampionat me Kukësin, këto në 70 takime të luajtura, duke fituar dhe titullin kampion. Për korrektësinë dhe profesionalizmin që bomberi ka treguar te Kukësi, presidenti Gjici e ka për zemër shtatlartin, aq sa ideja e parë ishte t’i besonte ekipin mbas shkarkimit të trajneri Shpëtim Duro.Pejic-gol-Partizanit-470x313

Në një intervistë ekskluzive të dhënë për “Panorama Sport”, Pejiç flet për bisedimet për t’u bërë trajner i ish-ekipit të tij, ku thekson se ishte gati, por dhe për kampionatin, garën, titullin e sulmuesit. Ndërsa nuk nguron të jap një mendim për ish-klubin e tij, Flamurtarin, ku e quan shumë të shëmtuar faktin që një klub i madh si ai i vlonjatëve të shkojë drejt rënies nga Superiorja.

A prisnit të ishit ju trajneri i Kukësit?

Mora shumë mesazhe nga shumë njerëz ditën që Kukësi ishte pa trajner, të cilët më përgëzuan dhe më thoshin që je trajneri i Kukësit, kur pashë mediat, pashë që ishte e vërtetë ajo çka njerëzit më shkruanin. Gjë që në fakt më gëzoi, pasi unë jam në këtë rrugë dhe dua të bëhem trajner, pasi kam bërë kurset e UEFA-s dhe jam gati.

A keni komunikuar me presidentin Gjici dhe çfarë ju ka thënë?

Nuk kam folur me presidentin Gjici për këtë gjë konkretisht, por isha gati të flisja me të për kushtet dhe gjithçka tjetër.

A është Pero gati të marrë përsipër përgjegjësi të tilla si trajner apo drejtor sportiv?

Po, unë jam gati të marr përgjegjësi. Besoj tek aftësitë e mia, kam një jetë në sport, kam eksperiencën e duhur për të marr përgjegjësi për të vazhduar këtë rrugë. Gjatë kësaj kohe, kam zhvilluar kurset e UEFA-s dhe po praktikohem e mësoj nga një trajner kroat, miku im Ivica Landeka. Tani e në vijim do të shkoj në Itali të marr leksione taktike dhe do të vijoj studimet për trajnim.Pero Pejic

Çfarë mendoni për Shehin dhe Hallaçin?

Të dy janë dy djem shumë të mirë. Kam luajtur me Shehin te Skënderbeu dhe me Hallaçin te Kukësi, janë djem korrektë.

Iu uroj atyre gjithë të mirat dhe suksese, shpresoj që të fitojnë titullin ose Kupën e Shqipërisë. Çfarë i mungon Kukësit?

Unë mendoj që Kukësi dhe Tirana kanë dy skuadrat më të mira në Shqipëri dhe do luftojnë për titullin deri në fund. Kukësi ka humbur shumë në tri ndeshjet e fundit, ka bërë shumë gabime dhe ky është një problem i madh. Të kesh një skuadër si Kukësi me lojtarë të tillë sulmues duhet të marrësh risk, duhet të sulmosh e të mbyllësh ndeshjet më parë.

 Mendoni se Tirana është favorite apo Kukësi do e arrijë?

E vërtetë që është Tirana e para tani, por ka akoma shumë ndeshje dhe shumë pikë në lojë. Mendoj që kampionati është i hapur. Të dyja kanë shans, mos mendoni që 6 pikë janë të paarritshme. Futbolli është lojë gabimesh, e kush do bëj më pak gabime në vazhdim, do të fitojë titullin.Pejic

Kush sulmues ju bën përshtypje?

Shkurtaj dhe Ngo më pëlqejnë. Janë lojtarë që bëjnë diferencën në sulm. Krijojnë shumë hapësira dhe mbajnë më tension gjithmonë kundërshtarin. Janë sulmues të rrezikshëm dhe mjaft kualitativ. Shkurtaj është sulmues që shënon shumë dhe është shumë efikas para portës.

Sa e keni ndjekur kampionatin, ju vjen keq për Flamurtarin ku dikur keni luajtur dhe tashmë po shkon drejt rënies nga Superiorja?

E ndjek kampionatin gjithmonë dhe shikoj shumë ndeshje, sidomos dhe kur janë takimet derbi. Sa për Flamurtarin, më vjen shumë keq që ndodhet i fundit në renditje. Është diçka e shëmtuar që një klubi si Flamurtari të ndodhet në këtë gjendje dhe të bjerë nga kategoria.

SKERDILAID  SULOQEZI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"