22 vite më parë, ja ku ishin kolegët e Vengerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2018 | 22:49

22 vite më parë, ja ku ishin kolegët e Vengerit

22 vite më parë, kur Arsen Venger mori detyrën e trajnerit të Arsenalit, shumë gjëra nuk ishin aspak si sot. Madje, edhe disa nga kolegët e tij sot, kishin poste krejtësisht ndryshe. “Gazzetta dello Sport” sjell në kujtesë se ku ishin kolegët e Venger sot, në 1 tetor 1996, kur ai mori detyrën e trajnerit të Arsenalit.

vengerr

Simone Inzaghi (trajneri i Lazio) – Ishte sulmues i Novara

Maurizio Sarri (trajneri i Napoli) – Punonte në bankë

Gennaro Gattuso (trajneri i Milan) – Luante me Perugia U-19

Luciano Spalleti (trajneri i Inter) – Drejtonte Empoli në Serie “C”

Massimiliano Allegri (trajneri i Juventus) – Luante me Perugia

Eusebio Di Francesco (trajneri i Romës) – Luante me Piacenza

Antonio Conte (trajneri i Chelsea) – Luante me Juventus

Carlo Ancelotti (i papunë) – Drejtonte Parmën

Diego Simeone (trajneri i Atl.Madrid) – Luante me Atletico Madrid

Jose Mourinho (trajneri i Man.Utd) – Ishte zv.trajneri i Barcelonës

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"