-22 pikë nga Liverpuli, Pep Guardiola thërret xhaxhain e Nadalit për Realin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2020 | 23:39

-22 pikë nga Liverpuli, Pep Guardiola thërret xhaxhain e Nadalit për Realin

Dhjetë ditë pas shtyrjes së ndeshjes Mançester Siti-Uest Hem për shkak të stuhisë “Kiara”, në ditën e Champions-it, skuadra e Guardiolës rikthehet të luajë ndeshjen e prapambetur kundër formacionit londinez. “Qytetarët” fitojnë 2-0 falë golave të Rodrit në minutën e 30- të: goditje me kokë e mesfushorit pas ekzekutimit të këndores nga De Bryjne dhe pas një ore lojë është mesfushori belg ai që vulos rezultatin pas një kombinimi në zonë me Bernardo Silvën. Diferenca me Liverpulin rikthehet në -22 pikë pas javës së 26- të. 

mancester siti

Mendja, në Europë – Por me skuadrën që sapo ka nisur betejën me UEFA-n pas pezullimit për dy vite nga kompeticionet e saj dhe me titullin që po marshon drejt Liverpulit, Premier Liga është gjëja e fundit që skuadra e Pep Guardiolës e ka mendjen në këto momente.

Katalanasi shqetësohet për momentin vetëm për të izoluar skuadrën nga zërat dhe presioni. Dhe për këtë i ka kërkuar një dorë Toni Nadalit, xhaxhait dhe ish-trajnerit të tenistit Rafa Nadal, i cili sot punon si motivues.

guardiola

“The Athletic” zbuloi se Toni Nadal u pa në qendrën stërvitore të Mançester Sitit pak ditë më parë, për të mbajtur një fjalim motivues përpara lojtarëve dhe stafit teknik për rëndësinë e forcës psikologjike në ndeshjet e ardhshme, mbi të gjitha në duelin e Champions-it kundër Realit të Madridit të mërkurën e ardhshme.

Pep nuk dëshiron t’i lërë në dorë asgjë rastësisë dhe Liga e Kampioneve, duke parë edhe pezullimin për dy vitet e ardhshme për shkak të shkeljes së rregullave të “Fair Play”-t Financiar, bëhet trofeu më i rëndësishëm sezonal i Mançester Sitit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"