22 ndeshje pa fitore, trajneri i klubit të Bundesligës me deklaratë të çuditshme: Ekipi është si një shishe ketçapi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2020 | 10:09

22 ndeshje pa fitore, trajneri i klubit të Bundesligës me deklaratë të çuditshme: Ekipi është si një shishe ketçapi

Klubi gjerman i Shalke 04 po përjeton një moment tepër të vështirë në Bundesligë, teksa është duke zhvilluar një nga sezonet më të dobëta në histori.

TRAJNERI I SHALKES

Plot 22 ndeshje pa fitore, 6 këtë sezon dhe 16 nga sezoni i kaluar. Edhe mbrëmjen e djeshme në sfidën ndaj Shtutgard, Shalke nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0. Pas këtij takimi, trajneri Manuel Baum, i ka surprizuar të gjithë me deklaratën e tij duke u shprehur:

ca3d6520-1a1b-11eb-add5-94ed51d8354d_web_scale_0.3134796_0.3134796__

“Ekipi është si një shishe ketçap që sapo hapet. Ju përpiqeni të shtrydhni ketçapin, por kjo gjë nuk ndodh, sepse shishja është plot. Atëherë plani është të godisni shishen në pjesën e poshtme për të nxjerrë ketçapin dhe ne jemi akoma në atë fazë të goditjes. Por sapo të dalë ai ketçapi, do të jetë shumë argëtuese”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"