21-vjeç dhe titullar i padiskutueshëm, futbollisti “i dashuruar” me Bylisin: Është trampolinë për djemtë e rinj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2020 | 22:18

21-vjeç dhe titullar i padiskutueshëm, futbollisti “i dashuruar” me Bylisin: Është trampolinë për djemtë e rinj

Marjo Barjamaj është një nga lojtarët e spikatur që ka provuar të luajë këtë sezon në Superiore me Bylisin, eksperienca e tij e parë në elitë. Këtë vit e ka nisur mbarë, pasi ka shënuar dy gola në miqësoren me Apoloninë.

Barjamaj-111111

 

Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport”, mesfushori Barjamaj fillimisht ka pohuar: “Jam shumë i lumtur, pasi për mua është një sezon shumë i bukur në Ballsh. Kam luajtur afro 1 mijë minuta në këtë pjesë të parë të sezonit dhe besoj se është arritje, pasi jam 21 vjeç dhe Bylisi po më ndihmon shumë për të ardhmen time”.

Eksperienca

Sa i përket karrierës së tij në elitë, Barjamaj u shpreh: “Në Superiore nuk kam luajtur shumë, sepse kam pasur edhe një dëmtim që ka kaluar. Tashmë jam mirë dhe pres që të kem shansin tim dhe ta shfrytëzoj. Trajneri Dovedan më ka besuar shumë dhe në ndeshje jam munduar të shfrytëzoj vendin e titullarit, por edhe të nderoj fanellën që mbaj veshur”.

Ambiciet

Marjo Barjamaj ka si synim që të luajë sa më shumë këtë sezon, pasi tashmë karriera e tij po hyn në kulmin e saj. Ai e ka sezonin e tij të dytë si titullar në radhët e ballshiotëve.

“Superiorja do të na shërbejë shumë të gjithëve, sepse Bylisi është si një ekip shpresa, ku çdo lojtar i ri ndihet i vlerësuar, por edhe mund të shprehet shumë mirë nëse ka dëshirë të punojë dhe të ecë përpara. Bylisi është trampolinë për djemtë e rinj që duan të bëhen futbollistë. Kam rinovuar për 3 sezone në Ballsh, pasi e shoh si një mundësi të mirë për karrierën time”, përfundoi Marjo Barjamaj.

E.S.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"