21 tituj në lojë, duhet një qasje tjetër për formulën e garës në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 16:12

21 tituj në lojë, duhet një qasje tjetër për formulën e garës në Kategorinë e Parë

Struktura e sezoneve të fundit në Kate gorinë e Parë ka sjellë gjithmonë shumë diskutime dhe polemika. Ndarja në dy grupe në një kampionat me 3 apo 4 faza, me “play off” dhe “play” out”, ku shumë skuadra dorëzohen që në mesin e garës, nuk është se ka sjellë ndonjë ndryshim të madh në futbollin e kësaj kategorie, edhe pse në të bëjnë pjesë klube që së bashku kanë jo pak, por 21 tituj kampion. Janë 18 titujt e Dinamos, 2 të Elbasanit dhe 1 i Flamurtarit, pa mohuar aspak vlerat e klubeve të tjera të traditës, si Besa, Besëlidhja, Tomori, Luftëtari e kështu me radhë.
Dinamo
Ndoshta është momenti për një variant më të mirë, që të rritë më shumë cilësinë dhe të zbukurojë garën, duke rikthyer tifozët në shkallët e stadiumeve. Niveli i skuadrave këto sezonet e fundit ka qenë i dobët në përgjithësi; tifozët në stadiume janë pakësuar; talentet e spikatura janë me “pikatore”; dhuna nuk është shmangur dhe përjashtimet e skuadrave po ashtu. Atëherë, pse duhet të vazhdohet me këtë formulë?! Duhet një qasje tjetër, ndoshta jo kaq e stërzgjatur dhe që të nxisë rivalitetin në çdo moment dhe për çdo fashë objektivash, ngjitjen në elitë dhe mbijetesën në këtë kategori.

NIVELI-TIFOZËT – Niveli në Kategorinë e Parë ka qenë përgjithësisht i dobët me skemën e viteve të fundit, ku vetëm një skuadër e çdo grupi ngjitej direkt në elitë, kurse “play off”-i ka qenë sa për të thënë. Niveli ka rënë dukshëm pas ndarjes së dy grupeve në minigrupet e “play off”-it dhe “play out”- it, ku skuadrat pa objektiv, larg kreut me pikë, e kanë vazhduar kampionatin formalisht dhe tek-tuk kanë bërë edhe ndonjë nder, sipas marrëdhënieve që kanë me klubet e tjera. Direkt me nivelin e futbollit në fushë lidhet edhe prania e tifozëve në shkallët e stadiumit, ku ata kanë qenë gjithmonë e më të paktë. Për të gjitha këto, është momenti për të provuar një skemë të re më efikase për rritjen e futbollit në të Parën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"