“2023-shi do të jetë viti ynë”, Ismailaj paralajmëron kthesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2022 | 17:56

“2023-shi do të jetë viti ynë”, Ismailaj paralajmëron kthesën

Nuk luajti për javë të tëra prej një dëmtimi, por kurrë nuk u dorëzua. Sa u rikuperua dhe shkeli në fushë, shfaqi “xixa”. Është meritë totalisht e Lauren Ismailaj që Tomori pësoi atë rritje në lojë dhe mori rezultate.

317798458_110650798553472_6579656852747638795_n

Jo vetëm tregoi cilësi në mesfushë, por edhe shënoi tre gola. Lojtari i kthehet edhe një herë asaj që përjetoi në gjysmën e parë të këtij sezoni, por flet edhe për të ardhmen. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, ai paralajmëron gjëra të mëdha edhe në 2023-shin.

“E kam deklaruar edhe më parë, që në fillim hasa vështirësi. Jo vetëm ambientimi, por vuajta edhe atë dëmtim që më la jashtë fushave për më shumë se një muaj. Më pas, gjithçka u kthye në normalitet. Nisa të luaja dhe të kontribuoj për skuadrën time. Jo gjithnjë morëm atë çka meritonim dhe kjo e diktuar prej gjykimeve. Ishte në rënie të lirë, por sërish ngritëm kokë. Më vjen sinqerisht mirë, që gëzoj mbështetjen e stafit teknik dhe të tifozërisë beratase. Do t’ua shpërblej të gjithëve në fazën e dytë të kampionatit, duke qenë protagonist te Tomori. Kemi një grup që ka cilësi brenda tij dhe të gjithë së bashku do të dhurojmë edhe më shumë emocione. Mendoj se viti 2023 do të jetë yni”, ka përfunduar mesfushori 27- vjeçar.

EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"