200 ndeshjet e Vinit: Krenar për këtë fanellë dhe klubin më të mirë në botë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2023 | 11:30

200 ndeshjet e Vinit: Krenar për këtë fanellë dhe klubin më të mirë në botë

Sulmuesi i Realit të Madridit, Vinicius Zhunior, e ka festuar në mënyrën më të mirë takimin tij numër 200 me fanellën e Realit.

cini

Braziliani ka shkëlqyer kundër Valencias, duke shënuar dhe një nga golat e fitores së “Los Blancos”. Pas ndeshjes ai ka postuar në rrjetet sociale një foto me presidentin Florentino Perez, teksa mban në duar fanellën me numrin 200.

Në këto 200 ndeshje, Vini ka realizuar 49 gola dhe ka dhënë po kaq pasime për gol. Ndërkaq mesazhi i tij ka qenë i qartë: “200 arsye për të qenë krenar, 200 arsye për vijuar të ëndërroj, 200 arsye për të vijuar të luaj për klubin më të mirë në botë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"