20 vite karrierë si profesionist, legjenda angleze lë futbollin si zëvendësues i Afrim Takut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2018 | 12:15

20 vite karrierë si profesionist, legjenda angleze lë futbollin si zëvendësues i Afrim Takut

Një tjetër legjendë i ka dhënë fund futbollit të luajtur. Bëhet fjalë për anglezin Xho Kol. Pas plot 20 vitesh karrierë si profesionist, 37-vjeçari, i cili ka mbajtur veshur fanellat e klubeve të mëdha si Çelsi, Liverpul, Uest Hem, Lilë, Aton Vila, etj, vendosi të varë këpucën në gozhdë.

Xho Kol6

Së fundmi Kol ka qenë shok skuadre me Afrim Takun te Tampa Bej Roudin në kategorinë e dytë amerikane. 37-vjeçari ka qenë njëkohësisht lojtar dhe asistent trajneri. Si për ironi të fatit, në ndeshjen e fundit të karrierës ndaj Betlehem Stil, anglezi hyri në fushë në minutën e 85-të, duke zëvendësuar mesfushorin shqiptar.

Taku

Kujtojmë që Xho Kol ka pasur fatin e madh që të luaj me emra të mëdhenj të futbollit Europian, teksa fati i rezervoi që ta mbyllte karrierën me… Afrim Takun.

Xho Kol

“Pas 20 vitesh si profesionist, ka ardhur koha për mua që të var këpucët në gozhdë.  Unë kam qenë shumë me fat që kam luajtur me disa nga lojtarët më të mirë në epokën time dhe shumë me fat që mund t’i quaj miq shumë prej tyre. Ka qenë një ëndërr që u bë realitet.

Xho Kol2

Çfarëdo që të vijë më pas, shpresoj që dy dekadat e ardhshme të jenë po aq të veçanta sa 20 vitet e mia si profesionist. Një falënderim të madh për të gjithë ata që më kanë ndihmuar gjatë rrugëtimit. Unë kam qenë shumë me fat që kam luajtur me disa nga lojtarët më të mirë në epokën time dhe shumë me fat që mund t’i quaj miq shumë prej tyre”, u shpreh Xho Kol.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"