20 tituj radhazi, Mesi i jep fund karrierës: Fitorja i fundit, qershia mbi tortë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2019 | 17:51

20 tituj radhazi, Mesi i jep fund karrierës: Fitorja i fundit, qershia mbi tortë

Atleti i njohur shkodran, Bledar Mesi, u shpall ditën e shtunë në pistën e stadiumit “Loro Boriçi” kampion në garën e 3000-metrave, duke siguruar kështu titullin e 20-të kampion radhazi.

bledar mesi

Pas këtij suksesi, Mesi ka zgjedhur qytetin e tij të lindjes, për të deklaruar se do i japë fund karrierës së tij mjaft të suksesshme. 37-vjeçari, në një deklarim për mediat, u shpreh: “Titulli i fundit i fituar ishte ‘qershia mbi tortë’, për gjithë karrierën time. Kam mbi 25 vite në atletikë, duke qenë kampion nga moshat, të rinjtë dhe të rriturit. Ky ishte dhe titulli i 20-të radhazi, që nga viti 1990. Jam rikthyer dhe kam konkurruar prej vitesh për klubin mëmë, Vllazninë, edhe pse jetoj në Tiranë dhe kësisoj erdhi dhe momenti për të bërë mbylljen, çka erdhi në mënyrën më të bukur të mundshme. Por unë do të jem gjithmonë afër sportit, afër Federatës së Atletikës dhe këtij sporti që më ka dhënë shumë dhe do të mundohem t’i jap edhe unë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"