20 orë me makinë për të shkuar te skuadra e re, ish-futbollisti i Partizanit i bashkohet klubit italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2020 | 20:16

20 orë me makinë për të shkuar te skuadra e re, ish-futbollisti i Partizanit i bashkohet klubit italian

Ish-futbollisti i Partizanit në sezonin e fundit Deian Boldor do të luajë për ekipin italian Potenca në Serinë C.
120067738_1110477016034961_8679363161841768195_o
Futbollisti rumun ka udhëtuar për 20 orë me makinë duke kaluar në Hungari, Austri dhe Slloveni për të mbërritur te klubi i ri. Ai ndoqi këtë rrugë për të shmangur udhëtimin me avion për shkak të frikës së infektimit të mundshëm me koronavirus. Më pas 25-vjeçari mbërriti te Potenca dhe iu bashkua skuadrës.

Boldor luajti 25 ndeshje me Partizanin duke arritur të fitonte Superkupën e Shqipërisë, por dështimi në kampionat dhe kupë e detyruan klubin dhe lojtarin të mbyllnin bashkëpunimin me mirëkuptim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"