20 minuta stëvitje për goditjet standarte, ja si mund rreshtohet sot Tirana në fushë ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2020 | 8:24

20 minuta stëvitje për goditjet standarte, ja si mund rreshtohet sot Tirana në fushë ndaj Vllaznisë

Tirana ka udhëtuar e copëtuar në Shkodër. Badheblutë në sfidën e sotme nuk do të kenë disa nga titullarët e rëndësishëm të ekipit. Po kështu skuadra ka punuar edhe për defektet e mundshme të shfaqura këto javë në fushën e lojës.
126610192_2740716566184448_6793241000499129959_o
PORTA – Alarm ka në portë sepse veç Bekajt, dy portierët e tjerë nuk janë të gatshëm. Ilion Lika ka një problem familjar, ndërsa portieri i tretë Marvin Kodra ka pasur një helmim të vogël. Bardhebluve u është dashur që të marrin portierin e dytë të 21- vjeçarëve që ta kenë në ekip. Nga lista e të dëmtuarve ka shenja jete. Është kthyer me grupin duke u stërvitur normalisht Erjon Hoxhallari. Gjithsesi, lojtari nuk do të luaj në Shkodër. Katër titullarë të tjerë pritet të mos ketë Tirana në sfidën me Vllazninë. Me shumë mundësi e kanë humbur ndeshjen Çelhaka, Torasa, Toshevski, Kale. Lojtarët janë të dëmtuar dhe nuk luajnë me Vllazninë, ndërsa vetëm Torasa mund të kthehet nga fillimi i javës së ardhshme.

GODITJET STANDARDE – Për rreth 20 minuta bardheblutë dje kanë zhvilluar një stërvitje për goditjet e dënimit, këndit dhe lojën nga pozicioni i ndalur. Dede ka kërkuar përqendrim, duke ditur që bardheblutë pësojnë gola nga ajri. Dede ka ndarë edhe rolet në pozicionin mbrojtës.

FORMACIONI – Me një gjysmë ekipi titullarësh Dede e ka menduar tashmë skemën për Vllazninë. Në portë luan Bekaj, më pas Toli, Vangjeli, Najdovski e Ismajlgeci. Në mesfushë, Batha, Giamfi e Vrapi. Në sulm Danso nga e djathta në vend të Kobinës në qendër Muçi ose Sasraku, ndërsa majtas Halili ka një shans për të luajtur titullar. Gjithsesi, Dede mund të vendosë që të mbajë në fushë dy sulmues, Sasrakun e Muçin dhe të sakrifikojë Vrapin në mesfushë.

hoxhallari

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"