2 mungesa të sigurta për Vllazninë, Gjoka bën ndryshime në mbrojtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2018 | 12:02

2 mungesa të sigurta për Vllazninë, Gjoka bën ndryshime në mbrojtje

Ardit Krymi dhe Eraldo Çinari janë mungesat e sigurta të Vllaznisë në sfidën e sotme në Lushnjë. Mesfushori shkatërrues dhe sulmuesi kanë plotësuar numrin e kartonëve.

vLLAZNIA

Për fat të mirë Krymi do të zëvendësohet në mesfushë nga Orelesi i rikthyer, ndërsa lajm pozitiv për Gjokën është fakti se mesfushori i krahut, Arlind Kalaja, ka lënë pas dëmtimin dhe do ta nisë nga minuta e parë kundër verdhejeshilëve.

Gjoka4-470x2901-470x290

Mbrojtja ishte reparti më i kritikuar pas humbjes me Skënderbeun, por trajneri Ernest Gjoka nuk ka menduar të bëjë lëvizje të mëdha.

Vllaznia

I vetmi ndryshim në mbrojtje do të jetë ulja në stol e Pjeshkës dhe aktivizimi nga minuta e parë i Olsi Gocajt në krahun e djathtë. Vllaznia ka zhvilluar dje stërvitjen e fundit dhe më pas ka udhëtuar pasdite drejt Durrësit, aty ku kaloi natën në prag të ndeshjes me Lushnjën.

ADMIR URUÇI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"